E ndërsa “Portokalli”, mbylli sezonin me mbrëmjen e spektaklit të ndërrimit të viteve për t’iu lënë takim në pranverë, një tjetër spektakël humori do të startoj në Top Channel
Në verë iu kemi informuar ekskluzivisht se formati që më parë ishte pjesë e “E Diell”, “Pa limit” do të kaloj në një spektakël më vete.
Limit është i vetmi format humori i bazuar krejtësisht në improvizim të atypëratyshëm. Trupa e pesë aktorëve: Annais Lika, Aleksandër Grami, Roland Saro, Erblin Bajko dhe Jorke Broka, së bashku me të ftuarin VIP bëhen pjesë e lojërave të fjalëve, dialogimit spontan, pantomimës dhe batutave te momentit, përgjatë 90 minutave, nën moderimin e Luana Vjollcës.
Duke filluar nga 8 Janari çdo të Dielë, në orën 21.00








