Këngëtarja është shprehur se do donte të martohej sërish. Martesën ajo e ka quajtur një fryt dashurie.
Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Eneda Tarifa ishte e ftuar në emisionin “Shiko Kush LUAN” të Luana Vjollcës. Gjatë emisionit, Tarifa u bë pjesë e sfidës “Ndaje ose tortën”, ku foli edhe hapur për jetën e saj personale.
Pyetja dedikuar moderatores ishte: “Eneda ti je tashmë një mami beqare, por ne duam të dimë nëse e sheh në planet e së ardhmes një dasmë?! Na e thuaj sot në “Shiko Kush LUAN” ose tortën…”.
Me shumë sportivitet ashtu siç karakterizohet Tarifa, ajo u përgjigj: “Nëse vjen pse jo, martesa është fryt dashurie, jam e hapur për martesë.”
Nuk dihet ende se kur mund të bëjë dasmë këngëtarja. Kohët e fundit është përfolur, se këngëtarja është në një lidhje dashurie dhe ndihet shumë e lumtur.








