“Për’puthen” bëri një rubrikë rrëfimesh të konkurrentëve, me bindjen se duke treguar sekretet e tyre, pra rastet ku kishin shkelur rregulloren pa patur penalizime, konkurrentët nuk do të bënin më gjëra fshehurazi.

Në rrëfimet e tyre, si Andi ashtu edhe Jasmin, treguan se ishin takuar jashtë programit dhe kishin shkëmbyer disa puthje. Ndërkaq, së fundmi në rrjet po qarkullon një foto e tyre ku supozohet se janë në Pejë. Pra, duket se ideja e rrëfimeve ka dështuar dhe konkurrentët vijojnë të shkelin rregulloren me takime të tilla.








