Jennifer Lopez ka postuar në faqen e saj në Facebook trailer-in e parë te Shades of Blue, seriali tv i ambientuar në Nju Jork, ku ajo është protagoniste. Këngëtarja dhe aktorja do të luaj rolin e Harlee Santos, agjente e FBI dhe nënë e vetme me probleme serioze ekonomike. Në detyrën e re që i është caktuar asaj i duhet të luftoj kundër korrupsionit dhe të zgjedhë për të bërë gjënë e duhur për vajzën. Seriali është krijuar nga Adi Hasak dhe ka si producente vete JLo. Në cast gjejmë gjithashtu Ray Liotta dhe Drea de Matteo. Sezoni i parë përbëhet nga 13 episode dhe do të ketë premierën në janar 2016, në kanalin NBC.
“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily
Pas gjashtë sezonesh, udhëtimi i Emily Cooper po shkon drejt fundit. Lily Collins ka përfunduar xhirimet e sezonit të gjashtë...







