Jori Delli prej disa javësh është bërë pjesë e “Big Brother Vip Albania”. Modelja shqiptare me një karrierë në Itali, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm me pamjen por edhe karakterin e saj shumë pozitiv.
Së fundmi, media italiane “Calciomercato” ka “hedhur sytë” nga Jori duke i dedikuar një artikull.
“E mbani mend modelen bukuroshe italo-shqiptare Jori Delli, e cila ishte imazhi i Sportitalia në të kaluarën? Prej disa javësh ajo është në reality shoë-n më të ndjekur në Shqipëri, Big Brother, në versionin VIP. Dhe në mënyrë të pashmangshme, modelja e shkëlqyer, e cila mbështet Milanin, po lë gjurmë me simpatinë e saj, por edhe me bukurinë e saj”, shkruhet ndër të tjera.
Këtë vit mund të themi me plot gojë se BBVIP ka kaluar kufijtë shqiptarë, më shumë së 1 herë.