IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Ka një Mesazh për Ty | E rritur me gënjeshtra, Mirela tregon si e zbuloi që ishte e adoptuar: Emri i babait ishte me pikëpyetje

by IMA Redaksia
2020/12/20
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Ka një Mesazh për Ty | E rritur me gënjeshtra, Mirela tregon si e zbuloi që ishte e adoptuar: Emri i babait ishte me pikëpyetje

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë Mirela, një grua e cila kërkon të zbulojë të vërtetën e jetës së saj dhe të takojë nënën biologjike që e ka braktisur në shtëpinë e fëmijës.

ADVERTISEMENT

Mirela: Unë vij nga Italia, jam e martuar, kam dy djem, njëri është 27 vjeç dhe tjetri bën 22. Jam shumë e lumtur me familjen që kam krijuar, por jam edhe më shumë e kënaqur me familjen që më ka ndihmuar të rritem, të edukohem, të shkollohem pasi kam qenë një fëmijë i adoptuar.

Ardit Gjebrea: Si e more vesh?

Mirela: Ndoshta dhe intuita ime, në bazë të shumë episodeve që kam kaluar kur kam qenë fëmijë. Një herë në lagje për shembull, ishim duke luajtur, një fëmijë u bë me nerva dhe më shtyu edhe më tha ik se ti nuk e ke as mamin as babin. Shkova në shtëpi dhe i tregova mamit, e më tha është fëmijë nuk e ka ditur se çfarë ka thënë. Një episode tjetër, aty në oborr prapë i njëjti fëmijë thotë që gjithë ata që kanë vetëm një fëmijë, janë fëmijë të adoptuar.

Ardit Gjebrea: Që nuk qëndron por ty të dha një sinjal.

Mirela: Në vitin e dytë gjimnaz, na kërkuan të gjithëve certifikatën personale dhe i them mamit që më duhet certifikata personale, më pyeti për çfarë arsye, e i them që na i kanë kërkuar në shkollë. Mirë thotë merre aty në syzë e ke. E hapa i thashë nuk është dokumenti, më tha në dorë e ke, i thashë unë po çne Dallëndyshja, unë jam Mirela e më tha jo Dallëndyshe e ke. Vendlindja është Elbasan, unë kam lindur në Shkodër, jo në Elbasan më tha. Po si nuk e di unë i thashë dhe për momentin mbeti. Më tha ka qenë babi me punë aty në Elbasan, kemi ndenjur dy vjet dhe atje ke lindur ti, pastaj jemi transferuar në Shkodër. E lashë muhabetin dhe çova certifikatën në shkollë dhe profesoresha e dinte historinë dhe klasa e dinte që unë isha fëmijë i adoptuar. Mendova të pyes njerëzit e afërm dhe shkoj tek tezja që e kisha më afër. Tezja ka një vajzë që unë asaj i jam mirënjohëse që ma ka kallëzoi të vërtetën.

Ardit Gjebrea: Si ta kallëzoi?

Mirela: I thashë çfarë ke nevojë ti prej meje, t’i bëj unë punët e shtëpisë, ti laj unë enët? Mirë më tha e unë i thashë ama ti duhet të më kallëzosh mua një diçka dhe ma kallëzoi historinë.

ADVERTISEMENT

Ardit Gjebrea: E diskutove këtë gjë me prindërit pasi e more vesh?

Mirela: Jo, ata kanë bërë sakrificë që unë ia di për nder tërë jetën, ata paçin dritë se kanë 20 vjet që kanë vdekur. Përderisa ata nuk më thoshin vetë, as unë nuk doja të hapja muhabet. Fillova kërkimet në qetësi. Shkova pyeta në brefotrofin e Shkodrës, më thanë nuk ka, vetëm një dokument i thjeshtë emri, ditëlindja dhe vendlindja, asnjë gjë tjetër as atësi as amësi. U lidha me një punonjëse të brefortofit për fat dhe më tha që në Shkodër nuk ke gjë, por ti duhet të shkosh atje ku ke lindur, mund të gjesh më shumë gjëra. Atëherë isha akoma vajzë s’mund të shkoja rrugëve vetëm. U fejova, u martova, burri e dinte këtë punë dhe e pranoi pa pikë problemi. Shkova në Elbasan, ajo e zyrave më mirë besoj, më tha futu gjeje, por mos prek asnjë gjë. Gjeta bllokun me vitin 1966, e mora dhe e gjeta veten time në bazë të emrit që familja ime që më ka rritu nuk e kishte ndërruar. Në dokument unë e kisha emrin Dallëndyeshe, emri i nënës ishte Bajame Ahmeti dhe emri i babait me pikëpyetje. Kur u ktheva tek ky personi, i thashë kqyre dokumentin e më tha ajo që njoh unë nuk e ka emrin Bajame por e ka Ismete Bylykbashi.

Ardit Gjebrea: Pra i kishin ndryshuar emrin apo çfarë?

Mirela: Këtë gjë unë nuk e di, e di vetëm ajo. Ndoshta atë dokument e kanë falsifikuar, unë e njoh tha ajo dhe ma merr mendja se ajo është. Për mua ajo ishte ura lidhëse dhe thashë që nuk i ndahem më.

Tags: E Diela ShqiptareKa një mesazh për TyTv Klan
Previous Post

Prapaskenat, si u zgjodh Saimiri pjesë e “Love Story”

Next Post

Ka një Mesazh për Ty | “Në asnjë mënyrë! S’kam vajzë, gënjejnë ata…”, nëna nuk pranon dy fëmjët që ka braktisur në jetimore

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Ka një Mesazh për Ty | “Në asnjë mënyrë! S’kam vajzë, gënjejnë ata…”, nëna nuk pranon dy fëmjët që ka braktisur në jetimore

Ka një Mesazh për Ty | “Në asnjë mënyrë! S’kam vajzë, gënjejnë ata…”, nëna nuk pranon dy fëmjët që ka braktisur në jetimore

Ka një Mesazh për Ty | E pazakontë! Ardit Gjebrea ia thyen ëndrrat, vajza e birësuar zbulon historinë e dhimbshme

Ka një Mesazh për Ty | E pazakontë! Ardit Gjebrea ia thyen ëndrrat, vajza e birësuar zbulon historinë e dhimbshme

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA