IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Ka Një Mesazh Për Ty”/ Nënë Hasija “u thyen” zemrën fëmijëve të saj

by IMA Redaksia
2016/10/02
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
“Ka Një Mesazh Për Ty”/ Nënë Hasija “u thyen” zemrën fëmijëve të saj

Java e tretë e të “Dielës Shqiptare” në rubrikën, “ Ka një mesazh për ty” rezervoi të tjerë personazhë interesantë, që kanë marrë guximin të surprizojnë të afërmit e tyre.

teuta1

ADVERTISEMENT

Në pjesën e parë të rubrikës, Teuta një nënë dhe një vajzë në të njëjtën kohë, ka ardhur të rrëfejë historinë e saj. Prej 14 vitesh ajo jeton në Itali bashkë me familjen e saj, por ka diçka që e bën të kthejë kokën pas. Ajo është nëna e saj Hasija.

ADVERTISEMENT

vlore shtepia hasijes

“Gjysmën e trupit dhe të shpirtit e kemi në Shqipëri, unë kam mamanë, motra dhe vëllezër këtu”.

Në familjen e Teutës mungon një pjesëtar shumë i rëndësishëm dhe ai është babai i saj. Ishte viti 1979, kur zemra e babait pushoi në një gosti, teksa festonin me miq dhe të afërm. Ai ishte një djalë i vetëm, që iku në kulmin e rinisë së tij, duke lënë pas gruan, Hasijen, gjashtë fëmijët dhe djalin e vogël ende të palindur, që kurrë nuk e panë në sy njëri-tjetrin. Në atë kohë, Teuta ishte dymbëdhjetë vjeçe, por vitet rrodhën, fëmijët e Hasijes u rritën, u martuan dhe u bënë prindër. Nëna e shtatë fëmijëve nuk u martua kurrë, ajo u përkujdes për engjëjt e saj deri kur ata u martuan dhe rrobat e zeza nuk i hoqi kurrë.

Ironia e fatit ishte që në çdo festë që familja e tyre organizonte, Hasija dhe fëmijët kishin një ndjenjë të njëjtë: “Kujtimin e vyer të babait”.

Por pavarësisht vështirësive që ka kaluar kjo familje, Teuta ka një mesazh për nënën e saj. Ajo dëshiron të jenë bashkë, ndaj ka zgjedhur që t’ia kërkojë këtë nënës  publikisht.

Sigurisht që edhe Hasija e pranon ftesën për të qenë në studio. Nën ‘notat’ e humorit, ajo ndjehet disi e “turpëruar” për shkak të grimit televiziv, pasi nuk është lyer kurrë.

Zemra e nënës ndjen dhe është e bindur që nga krahu tjetër i televizorit është njëri nga fëmijët e saj që i kërkon diçka.

“Çupa ime Teuta, po ti më ke prurë moj bijë?”

“Ma, më fal që të kam munduar që ke ardhur deri këtu, në emrin tim, në emër të vëllezërve që janë në Itali, në pamundësi që të vijmë gjithnjë se nuk na lejojnë kushtet që kemi në punë, dua që ti të vish të jetosh me ne. Për shumë kohë ti nuk qëndron, por të paktën të vish, të na takosh sepse ti vjen një javë edhe ikën mama.”

Edhe pse nëna jeton vetëm në Shqipëri dhe disa prej fëmijëve i ka jashtë, ajo dëshiron të qëndrojë në folezën e saj, pasi aty e gjen rehatinë.

“Unë kam ndenjur deri në tre muaj, por nuk është vend për mua, ai është vend për ata që janë të zotë, vendi im është këtu në Shqipëri. Të duket habi, por unë nuk rri dot andej.”

ardit hasija

Ndërkohë, Ardit Gjebrea me habi e pyet Hasijen se cila është arsyeja që nuk shkon në Itali te fëmijët e saj! Me shumë atmosferë në studio, ajo tregon arsyen:

foto3

“Po fëmijët e mi ngrihen në sabah edhe ikin në punë, nuset në punë, fëmijët janë në shkollë. Po unë çfarë do të bëj atje nuk flas dot, kurse këtu kur dal unë llafosem me të gjithë kurse atje nuk e bëj dot. Unë jam e kënaqur për fëmijët e mi, ti bija ime rrofsh!  Të gjithë djem, çupa, nipër, mbesa, stërnipër dhe stërmbesa të më rrojnë, por unë do të qëndroj këtu!”

Marrë nga tvklan.al

Tags: E Diela ShqiptareKa një mesazh për TyNene HasijaTv Klan
Previous Post

Xing me Ermalin për të dytën javë emisioni më i ndjekur në prime time

Next Post

“Jena Na” për 5 javë në vend të parë në Top Awards

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
“Jena Na” për 5 javë në vend të parë në Top Awards

"Jena Na" për 5 javë në vend të parë në Top Awards

Kenga Magjike 2016: Ja koncepti i ri i eventit!

Kenga Magjike 2016: Ja koncepti i ri i eventit!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA