Shqipëria rrezikon një krisje politike me Bashkimin Europian duke mos respektuar datën 17 qershor 2015 kur, sipas një një marrëveshjeje europiane, sipas nje vendimi të qeverisë dhe sipas një ligji të parlamentit të votuar në vitin 2012, të gjithë televizionet shqiptare duhet të kalojnë nga sistemi analog në atë dixhital. Eshtë i ashtuquajturi “sëitch-off” i realizuar tashmë nga të gjitha vendet europiane, përveç Shqipërisë. Një vonesë shumë e rëndë, që për shkak të gabimeve të pashpjegueshme të bëra në këto muaj, rrezikon edhe t’i kushtojë arkave të Shtetit një faturë prej dhjetëra milionë eurosh. Pa llogaritur reagimet e pritshme të Bashkimit Europian dhe të vendeve fqinje.
Të kontaktuar nga “Shqiptarja.com” për gjendjen e dixhitalizimit drejtuesit e AMA kanqë sqaruar situatën në të cilën ndodhet ky proces.
A arrihet afati ligjor për kalimet nga transmetimet analoge në ato numerike? Çfarë e pengon procesin?
Arritja e afatit ligjor për kalimin nga transmetimet analoge në ato numerike është një sfidë mjaft e vështirë pasi procesi shfaqet tejet i zvarritur dhe hallka te rëndësishme te tij, siç është dhe ndërtimi i rrjeteve numerike te RTSH, nuk kanë filluar ende. Kjo ka dalë si rezultat i zvarritjes së procesit të tenderimit dhe aftësive paguese të RTSH për ndërtimin e rrjeteve numerike.
Marrë nga Shqiptarja.com








