IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Kam gati 30 vjet që e mbaj në shtëpi”- Personi që publikoi bisedën misterioze mes Ramës, Berishës dhe Hajdarit: Si u arrit të bëhej regjistrimi

Artan Kërluku është personi që mbajti me vite audioregjistrimin e rrallë të takimit mes Azem Hajdarit, Sali Berishës, Edi Ramës dhe Sali Shijakut në 4 Janar të vitit 1991.

by IMA Redaksia
2023/01/05
in TELEVIZION
Reading Time: 2 mins read
A A
“Kam gati 30 vjet që e mbaj në shtëpi”- Personi që publikoi bisedën misterioze mes Ramës, Berishës dhe Hajdarit: Si u arrit të bëhej regjistrimi

Kërluku shprehet për emisionin “Opinion” në Tv Klan se ai e posedon prej thuajse 30 vitesh këtë kasetë në shtëpinë e tij dhe arriti ta kthente në formatin digjital në mënyrë që të mos dëmtohej përmbajtja.

ADVERTISEMENT

Ky takim u zhvillua në studion e piktorit të quajtur Ramadan Karanxha, i cili sipas Kërlukut regjistronte asokohe njerëz të ndryshëm në sallonin e tij artistik për t’i fiksuar si moment të jetës.

Pyetje: Në çfarë rrethanash ratë në kontakt me këtë kasetë?

Artan Kërluku: Unë kam gati 30 vjet që e kam në shtëpi këtë regjistrim, është pjesë e shumë regjistrimeve të tjera, orë e orë që janë bërë në studion e Ramadan Karanxhës. Meqënëse në disa prej tyre, mos të them të gjitha, ishte normale që një kopje të kasetave ta kisha dhe unë. Më vonë pastaj, pas shumë vitesh u bë e mundur, konvertova nga format analogjik në format digjital në mënyrë që të evitoja prishjen e mëtejshme të këtyre kasetave.

Pyetje: Cila ishte lidhja e Ramadan Karanxhës me personazhet që gjendeshin në kasetë?

Artan Kërluku: Studio e Ramadan Karanxhës që ndodhej në kryqëzimin e rrugës “Mine Peza” me rrugën “Fortuzi” ishte një pikë takimi artistësh, më shumë si një sallon artistik ku vinin muzikantë, piktorë, shkrimtarë etj etj. Unë kam pasur fatin e madh për një 20 vjeçar siç isha unë atëherë, të takoja shumë njerëz të shquar. Nga Dritëroi i madh tek ajka e piktorëve të asaj kohe, Sali Shijaku, Zef Shoshi etj etj. Por edhe studentë të cilët më vonë u bënë të njohur si Edi Rama apo Ornela Vorpsi.

ADVERTISEMENT

Dy nga pjesëmarrësit në këtë takim, Edi Rama dhe Sali Shijaku ishin frekuentues të këtij salloni.Dhe me shumë mundësi njëri prej tyre ishte ideator i mbledhjes në studion e Karanxhës.

Pyetje: Si është bërë e mundur që të regjistrohej kjo bisedë në fillim të vitit 1991?

Artan Kërluku: Karanxha ishte një personazh atipik për atë kohë. Kishte një entuziazëm prej adoleshenti, këtë regjistrator sapo e kishte marrë, nuk kishte shumë kohë. Argëtohej duke regjistruar njerëz të ndryshëm për të fiksuar momente të jetës, tek e fundit siç bëjmë ne tani duke mbushur hard-disqet e celularët me foto e video. Regjistronte pafundësisht, miqtë, të afërmit dhe besoj ka qenë e natyrshme regjistrimi i këtyre protagonistëve të këtij takimi në vazhdën e regjistrimeve të tjera, aq më tepër mendoj unë duke parandjerë rëndësinë e këtij takimi.

Source: tvklan.al
Tags: arritbëhejberishësbisedëndhegatihajdarit,kammbajmesmisteriozenëpersonipublikoiqëramës,regjistrimishtepitëTelevizionvjet
Previous Post

Fast and Furious – Fast X: Vin Diesel zbulon datën e publikimit të trailer-it dhe posterin e ri të Dom!

Next Post

Dështimet më të bujshme teknologjike që keni parë ndonjëherë!

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Dështimet më të bujshme teknologjike që keni parë ndonjëherë!

Dështimet më të bujshme teknologjike që keni parë ndonjëherë!

“Bën emision për famë në TikTok!” Më mirë vonë se kurrë, Luana i përgjigjet Noizy-t

“Bën emision për famë në TikTok!” Më mirë vonë se kurrë, Luana i përgjigjet Noizy-t

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA