Kanal D- Drama sjellë një tjetër serial të suksesshëm turk “Koha kalon”

Një tjetër serial i suksesshëm turk do të fillojë transmetimin datën e çeljes së sinjalit të Kanal D-Drama në Tring, “Koha kalon”.

Sinops
Është viti 1967 dhe kapiteni Ali Arkasu e kalon pjesën më të madhe të kohës i ndarë nga familja. Teksa ai është larg, e shoqja, Xhemilja, kujdeset për katër fëmijët e tyre. Kur një ditë kthehet në shtëpi, Xhemilja gjen një letër ku thuhet se i shoqi e tradhton me një të huaj që quhet Karolina, një grua që e josh, e manipulon dhe e bind t`i kthejë shpinën gruas dhe fëmijëve. Që prej këtij momenti, asgjë nuk do të jetë më njëlloj në familjen Arkasu. Këtu e ka zanafillën një histori emocionuese plot konflikte e dilema shpirtërore, gjatë së cilës Xhemilja ka vetëm një mision, të mbrojë me çdo mjet fëmijët e saj.

Do t’a ndiqni nga e hëna në të premte ora 17:45 në Kanal D!