Alketa Vejsiu së fundmi ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit në Instastory, ky pyetjet kanë qenë nga më të ndryshme dhe ajo ka vendosur të përgjigjet, duke treguar pasionin për punën e deri tek zhgënjimet në dashuri.
E pyetur nëse do e linte televizionin pasi ka shumë lekë, ajo ka theksuar se nuk janë paratë arsyeja përse vazhdon moderimin, por ‘dashuria dhe pasioni” për punën e saj.
“Sa herë në ditë i thua vetes, ke boll lekë, lëre televizionin?”–e pyeti një ndjekës. ‘Dashuritë dhe pasionet nuk blihen me para. Do punoj derisa të kem forcë”,-shkruan Alketa.
Në pyetjet e tjera, Alketa ka treguar se nuk i ka qef tatuazhet dhe nuk është zhgënjyer në dashuri, por në punë dhe miqësi.