Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë nëpërmjet një prej organeve të saj mediatike, ka shprehur shqetësimin e saj rreth organizimit të konkursit të bukurisë. “Miss Shqiperia 2015 u zhvillua në Voskopojë pranë qytetit të Korçës, pranë një ndërtese kulti. Sipas KOASH, edhe vendi ku është zhvilluar ky event kanë qenë themelet e një kishe.
Ndër të tjera, ky komunitet është shprehur edhe se ka patur një ndërhyrje urgjente nga ana e tyre, sepse vajzat konkuruese do të ndrroheshin brënda në ambientet e Kishes, e cila për vetë ata është mjaft e shenjte. Por Kisha Orthodhokse nuk është kursyer me kaq sepse ajo ka përmendur edhe marrëveshjet me Shtetin dt. 22/01/2009, ku nëpërmjet ligjit shpreh se kjo përdhosje e vendit është lejuar vetë nga shteti, pasi vendi i kultit ku u organizua spektakli është pikërishit nën pronësinë e ketij të fundit, i konsideruar monument kulture. Por mesa duket shteti ka “rënë me këmbët e veta brenda” pasi ky ligj citon:
“Ndërtesat dhe objektet që shërbejnë për kryerjen e ceremonive fetare konsiderohen të shenjta nga ana e Kishës Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë. Ndërhyrja e autoriteteve shtetërore në to është e ndaluar, me përjashtim të rasteve të flagrancës kur një gjë të tillë kërkohet në zbatim të urdhërit të prokurorisë, të një vendimi gjyqsor ose një titulli ekzekutiv ose në rast kanosje të një rreziku të afërm. Paprekshmëria e hapsirës publike garantohet nga Shteti. Ai mbron objektet dhe vendet e caktuara fetare në përputhje me Ligjin” (Neni 21 i Marrëveshjes pika 1 dhe 2.)
Konkursi i bukurisë “Miss Shqipëria 2015“ u transmetua dhe u organizua në bashkëpunim me TVSH. Ashtu si çdo vit shumë të reja garuan në këtë event të bukurisë. Por interesi për “Miss Shqipëria” ndër vite është zbehur tek shikuesit. Mënyra e organizimit dhe promovimi jo i duhur ka bërë që ky event të marri një shikueshmeri relativisht të ulët.
IMA / J. Kasaj