Janë të shumta rastet qe prezantuesit kthehen në këngëtarë apo anasjelltas dhe ndonjëherë rezulton që kanë sukses në të dyja fushat. Ne kemi listuar ata më të mirët. I hedhim një sy së bashku.
Prezantues dhe këngëtarë të suksesshëm
Alketa Vejsiu
Alketa ka qenë ndër zërat e parë të Top Albania Radios e cila është shquar gjithnjë për të folurën e saj të shpejtë. Ajo e nisi karrierën muzikore me këngën “Fjala e mirë” e cila transmetohej atë kohë pafundësisht në radio duke e shtyrë Alketën për të kënduar edhe hite të tjera si “S’mund të jemi tre”, “Po s’më puthe ti”, “Parfum” etj.
Gerta Heta
Zëri i Gertës është nga ata zërat që pasi i dëgjon njëherë të mbetet mendja dhe duhet thënë se ish prezantuesja e Top Albania-s ka ditur ta përdorë vërtet mirë. Gerta Heta pasi fitoi zemrën e të gjithë shqiptarëve atë kohë, kaloi në muzikë me super hitin “My Love” i cili u prezantua për herë të parë në T.A.R në emisionin Disco Lancio më 9 Maj të vitit 2003. Pas këtij suksesi pasoi ai i këngës “Vetëm”, këngë e cila e bëri këtë artiste të dallohet nga të gjithe artistët e tjerë si e vetmja që kendon rrymen Techno/Dance në Shqipëri.
Luana Vjollca
Luana e nisi me kërcim tek Fiks Fare, më pas filloi të prezantonte e tashmë është një këngëtare. Bukuroshja ka tentuar disa herë në muzikë dhe së fundmi me këngën “Tirana Lifestyle” në bashkëpunim me Getoar Selimin. Gjithashtu Luana përflitet për kosovarishten e saj që e përdor në çdo këngë.
Ledion Liço
Ledioni u shfaq për herë të parë ne kompeticionin e talenteve “Poleposition”si këngëtar por karriera e tij nisi si prezantues i një sërë programeve ne televizion. Kohët e fundit ai ka publikuar dy këngë të cilat rezultuan një sukses.
Albana Osmani
Albana Osmani gjithashtu ka tentuar të këndojë dhe ka publikuar një klip në bashkëpunim me Mentor Hazirin me titull “I çmendur për ty”, i cili nuk gjendet në YouTube. Mos ndoshta bukuroshja pasi këndoi kuptoi se duhej t’i qëndronte besnike prezantimit?
I hedhim një sy tani këngëtarëve që u kthyen në prezantues të suksesshëm.
Ardit Gjebrea
Ardit Gjebrea ka qenë sensacioni i muzikës shqiptare për vite me rradhë sepse me muzikën e nisi dhe të njëjtën gjë mund të themi edhe për prezantimin. “Makina e memories” këndohet ende sot dhe janë të panumërt këngëtarët e rinj të cilat e kanë bërë cover këtë këngë sigurisht pa harruar edhe “Jon”.
Jonida Maliqi
Këngëtarja Jonida Maliqi e nisi karrierën muzikore në moshë shumë të re e së fundmi e kemi parë të prezantoje spektakle ku ndër to mund të përmendim “Dancing with the stars” apo edhe festivalin e këngës në RTSH. Kënga “Zgjohu” ka qenë një sukses i madh i Jonidës të cilin jemi të sigurt që e mbani mend.
Ermal Mamaqi
Ermal Mamaqi u prezantua për herë të parë ne “Kënga Magjike” si lider i grupit The Dreams e më pas kënga “Nuk dua t’ja di” u kthye në një super mega hit brënda natës së publikimit. Ermali tashmë drejton një emision dhe mund të themi se rezultoi një sukses edhe në prezantim paçka se muzikën nuk e ka lënë pas dore.
Eneda Tarifa
Eneda Tarifa është një artiste e hershme e skenave shqiptare por duket se edhe prezantimi është një pikë e fortë e saj. Kënga “Ika Larg” ishte një sukses shumë i madh i këngëtares dhe nuk mendojme se ka shqiptar që nuk e njeh. Ne e mbajmë mend kështu…
Turjan Hyska
Turjani e nisi karrierën si pjesë e grupit Produkt 28 dhe tashmë ëahtë një moderator/prezantues shumë i suksesshëm. Kënga “Trokas” bëri namin atë kohë.
Marre nga Mad Albania








