Kivanç Tatlitug, një nga aktorët më të famshëm të kinemasë turke, do të rikthehet në ekranin shqiptar me serialin e ri të titulluar “Familja”, i cili do të transmetohet në Tv Klan. Kjo është një surprizë për të gjithë fansat e tij shqiptarë, pasi ai do të flasë shqip për herë të parë falë dublimit të serialit në këtë gjuhë.
Seriali, me një kast të jashtëzakonshëm aktorësh, përfshin edhe emra të njohur si Elçin Sangu, dhe është një tjetër produksion madhështor i kompanisë “Ay Yapim,” i njohur për seriale të suksesshme si “Kurt Seyit dhe Sura” dhe “Ezel”.
https://www.facebook.com/share/v/qDFi4BMDPnwQmUV3/?mibextid=oFDknk
Ky serial pritet të sjellë një dramë të fuqishme dhe do të jetë pjesë e programacionit të ri televiziv të Tv Klan, duke rritur entuziazmin për sezonin e ri të shfaqjeve të këtij kanali.