Ashtu siç ju informuam edhe pak më parë, konkurentja e “Your Face Sounds Familiar”, Rozana Radi ka patur një incident gjatë provave për spektaklin ku ka pësuar një dëmtim në gjurin e saj, ku referuar Class ajo rrezikonte edhe pjesmarrjen në këtë show.
Burime të InfoMedia Albania pranë Televizionit Klan, bëjnë me dije se Rozana Radi nuk ka pësuar asgjë serioze thjesht një gërvishtje të lehtë e cila nuk mund të bëhet shkak për mungesën e saj në spektakël.
“Your Face Sounds Familiar” do të startojë ditën e Hënë ora 21:00 primetime në TV Klan nën moderimin e Alketa Vejsiut.
InfoMedia Albania