Kopje të njëra-tjetrës: Jonida Shehu prezanton të ëmën dhe e bija nuk i paska lënë gjë pa marrë

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Jonida Shehu ka zgjedhur një foto shumë të veçantë për të uruar Ditën e Nënave. Jonida ka prezantuar për herë të parë të ëmën me një foto ku ajo shfaqet me mbesën, Kristal.


“Për botën ti je thjesht një nënë. Për familjen tënde ti je e gjithë bota”, shkruan Jonida.

Ndjekësit menjëherë kanë vënë re ngjashmërinë e madhe të Kristalit me gjyshen e saj dhe nuk kanë munguar komentet që shprehen se vogëlushja ka marrë shumë nga ajo.