Në të njëtën linjë si platformat ndërkombëtare edhe kompania shqiptare e televizionit më pagesë Digitalb ka reaguar sëfundi ndaj situatës së krijuar nga Koronavirus.
Duke i ftuar të qëndrojnë në shtëpi abonentët e saj, Digitalb ka njoftuar se kanalet e paketës Premium deri të dielën do të jenë të hapura për të gjithë.
Njoftimi i Digitalb:
DigitAlb solidarizohet ndaj luftës kundër COVID-19 dhe ju fton të gjithëve: #QendroNeShtepi
Dhurojmë FALAS deri ditën e diel, gjithë kanalet tematike të paketës Premium me programacionin më argëtues, sporte, filma, dokumentarë, për fëmijë, kanale kombëtare, ndërkombëtare e ato informative pjesë e platformës televizive të të gjithë shqiptarëve!
DigitAlb, pjesë e familjes!