Kosova do të hapë të gjithë kufijtë tokësorë më 22 qershor

Kosova ka vendosur të hapë kufijtë tokësorë duke nisur nga 22 qershori. Lajmin e dha ministri i Shëndetësisë, Armen Zemaj pas mbledhjes së qeverisë.

“Ky vendim hyn në fuqi më 22 të këtij muaji, duke pasur parasysh që përgatitjet janë më intensive. Edhe sot, manuali do t’iu shpërndahet të gjitha institucioneve. Manuali është i gatshëm dhe do të mbikëqyret rreptësisht, t’iu ofrojmë qytetarëve, sidomos atyre që i frekuentojnë këto pika lëvizje të lirë.”

Pikat kufitare që do hapen prej 22 qershorit janë pikat kufitare Qafë-Morinë, Muçibabë dhe Mutivodë.