Duke filluar nga dita e sotme në ekranin e MCN TV nis “5 në 1”, një format i ri televiziv nga Kozeta Kurti.
Në puntatën e parë që i dedikohet Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Iris Luarasi, pedagoge, dhe Roland Qafoku, gazetar, do të jenë dy të ftuarit e moderatores Kozeta Kurti në pjesën e parë të emisionit.
Pjesa e dytë do t’i dedikohet medias rozë, duke sjellë në studio gazetaren Aulona Musta dhe moderatoren Enixhel Shkira.
Takimi me “5 në 1” do të jetë çdo ditë, nga e hëna në të premte, në orën 17:15, në MCN TV!