IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Krijimi i Superligës, njerëzit e futbollit në Angli e kundërshtojnë me forcë

by IMA Redaksia
2021/04/20
in Uncategorized
Reading Time: 4 mins read
A A
Krijimi i Superligës, njerëzit e futbollit në Angli e kundërshtojnë me forcë

Krijimi i Super Ligës Evropiane ka shkaktuar një tërmet të vërtetë anembanë Kontinentit të Vjetër, por reagimet më të forta në mënyrë të pritshme vijnë nga ishulli, ku kanë qendrën e tyre 6 nga 12 klubet që bëjnë pjesë në grupin themelues të kësaj strukture. Bëhet fjalë pra për gjysmën e klubeve pjesëmarrëse dhe ekipe si Manchester United, Liverpool, Manchester City, Chelsea, Tottenham Hotspur dhe Arsenal përfaqësojnë 6 nga 11 klubet më të pasur në glob.

ADVERTISEMENT

Kanë qenë të shumtë njerëzit e shquar të botës së futbollit që kanë reaguar pa humbur kohë në Angli, duke dhënë mendimin e tyre, sapo u zyrtarizua lajmi i themelimit të Super Ligës Evropiane dhe krijimi i një strukture paralele, për 6 ndër klubet më të rëndësishëm të Premier League-s. Trajneri më i famshëm dhe njëherësh edhe më i suksesshëm në gjithë historinë e Premiership-it Anglez Alex Ferguson deklaroi se të flasësh për Super Ligën është njësoj si të shkëputesh përfundimisht nga 70 vjet histori që ka futbolli i Kupave të Evropës.

Fergie shtoi se qoftë si lojtar në vitet 60 të luaje me një skuadër modeste si Dunfermline, apo edhe si trajner me ekipin e Aberdeen-it, me të cilin trajneri legjendar fitoi Kupën e Kupave, për një klub të vogël provincial ishte njësoj si të ngjisje Everest-in. 79-vjeçari kujtoi se drejtuesit e Evertonit janë duke bërë përpjekje të jashtëzakonshme, duke shpenzuar plot gjysmë miliardë stërlina, për të ndërtuar një stadium të ri, në mënyrë që të kenë mundësi për të luajtur në Champions League. Alex Ferguson tha se fansat e shumtë në të gjithë botën e duan këtë kompeticion kështu siç është, ndërkohë Fergie kujtoi gjithashtu edhe katër finalet në Champions, duke i cilësuar si netët më të veçanta në karrierën e tij.

Në fund Ferguson e mbylli fjalën e tij duke deklaruar se nuk është shumë i qartë për përfshirjen e drejtuesve të United në këtë projekt, ngaqë veterani skocez nuk është më pjesë e procesit të marrjes së vendimeve, në kryesinë e këtij klubi. Në kor janë bashkuar njëzëri edhe shumë ish-futbollistë apo trajnerë të famshëm të kampionatit anglez.

Kështu Gary Neville e konsideroi një iniciativë të tillë si një akt kriminal kundër fansave të futbollit. Ish-mbrojtësi i mirënjohur i “djajve të kuq” postoi një mesazh ku thuhej se ai është tifoz i Manchester United por ndjen neveri për një vendim të tillë të marrë nga drejtuesit e United. Ai tha se drejtuesit e këtyre 6 klubeve angleze nuk kanë fare lidhje me futbollin në një vend si Anglia, madje Gary Neville shpjegoi se sipas tij klube si Manchester United, Arsenal apo dhe Tottenham janë përfshirë në një projekt të tillë, por nuk kanë të sigurt as pjesëmarrjen në Champions League.

46-vjeçari tha se është nxehur më shumë pikërisht me drejtuesit e dy klubeve më të suksesshëm në Angli, Manchester United dhe Liverpool. Neville propozoi heqjen e pikëve, zbritjen e këtyre 6 ekipeve në fund dhe heqjen e parave nga duart e krerëve të këtyre klubeve.

ADVERTISEMENT

jalët e mbrojtësit legjendar të “red devils” u mbështetën plotësisht edhe nga presidenti italian i Leeds-it, biznesmeni Andrea Radrizzani, i cili drejton Eleven Sports, kompani që merret me transmetimin e ndeshjeve të Premier League-s dhe Kupave të Evropës në territore të ndryshme, anembanë botës. Ish-qendërmbrojtësi i “djajve të kuq” Rio Ferdinand e quajti të turpshëm krijimin e një grupimi të tillë dhe sipas tij me një iniciativë si kjo krerët e këtyre klubeve janë vënë kundër futbollit dhe i kanë shpallur luftë këtij sporti.

Po në të njëjtën linjë natyrisht është rreshtuar edhe ish-kapiteni i Liverpulit Jamie Carragher, i cili vuri në dukje babëzinë e pronarëve të këtyre klubeve për të fituar sa më shumë para në kurriz të futbollit, me një vendim të turpshëm, që bie ndesh me të gjitha parimet e njerëzve që kanë dhënë kontributin e tyre të pashembullt në klubin e famshëm nga Merseyside.

Në lidhje me Super Ligën Evropiane mediat kanë nxjerrë nga arkivi edhe një deklaratë të vitit 2019, të dhënë nga trajneri i tanishëm i Liverpulit Jurgen Klopp, i cili asokohe shpresonte që një iniciativë e tillë të mos realizohej kurrë, sepse sipas tij me modelin aktual që ka Champions-i dhe Europa League futbolli ka një produkt të shkëlqyer dhe funksionon më së miri. Trajneri gjerman dy vjet më parë pati thënë gjithashtu, se sipas tij Champions-i është Super Liga Evropiane dhe nuk ka arsye për të krijuar një sistem të ri, ku Liverpuli të përballet për 10 vjet rresht me një klub si Reali i Madridit.

Veterani francez Arsene Wenger pati postuar në tetorin e vitit të kaluar gjithashtu një mesazh në Twitter, ku shpjegonte se sipas tij suksesi i një procesi të tillë do të varej plotësisht nga arritja e një marrëveshjeje të mirëfilltë me klubet angleze.

Micah Richards dhe Roy Keane, dy analistë të Sky-t ngritën pyetjen se çfarë do të bëhet me fansat e shumtë, pasi tifozët e këtyre klubeve do të lihen mënjanë, me synimin për të shtuar sa më shumë që të jetë e mundur përfitimet e drejtuesve, ndërsa ish-sulmuesi i famshëm Gary Lineker, moderatori i emisionit më të ndjekur të futbollit anglez “Match of the Day” shprehu bindjen e tij se një komplot i tillë, do të marrë fund shpejt.

Source: Gazeta Shqip
Previous Post

101 Arsye për të Votuar, gratë dhe vajzat bashkë për të drejtën e votës

Next Post

Dështimi dhe apatia e Europës mund të çojë në bashkimin e Shqipërisë me Kosovën

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Dështimi dhe apatia e Europës mund të çojë në bashkimin e Shqipërisë me Kosovën

Dështimi dhe apatia e Europës mund të çojë në bashkimin e Shqipërisë me Kosovën

Si arrita të fal djalin tim, pasi vrau pa mëshirë vogëlushen time 4-vjeçare; historia që do t’ju rrëqethë mishin

Si arrita të fal djalin tim, pasi vrau pa mëshirë vogëlushen time 4-vjeçare; historia që do t'ju rrëqethë mishin

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA