Dy shefat e kuzhinës Alfio Rrotani dhe Indrit Çela kanë pranuar ditë më parë largimin e tyre nga “In Tv” ku prezantonin emisionin e tyre “Kripë dhe piper”, për të shkuar në televizionin “Klan” me një projekt të ri.
Alfio në një intervistë dhënë për “Gazeta Shqiptare” ka zbuluar disa detaje mbi projektin e ri që do e sjellë në një tjetër ekran në sezonin e ri televiziv.
“Projekti i ri është diçka komplet ndryshe, një risi në ekranet shqiptare. Do jetë për shqiptarët kudo në qytetet e Shqipërisë. Do ketë surpriza, receta, e sigurisht edhe shumë të papritura”- ka thënë Alfio.