Kritikat pushtuan rrjetin, Madonna ndryshon në web performancën në “Eurovision”

Pasi u kritikua ashpër për vokalin në natën finale të Eurovision në Tel Aviv të shtunën e shkuar, popstarja amerikane Madonna ka publikuar në faqen e saj zyrtare videon e performancës së saj, në të cilën janë ndryshuar ndjeshëm melodia dhe vokali i këngëtares.

Kritikët kanë postuar ndryshimet mes performancës reale dhe asaj të ndryshuar. Shumë e cilësuan performancën e divës së muzikës pop skandaloze dhe jashtë parashikimeve.

Në videon e publikuar nga vetë 60 vjeçarja, ndihen disa ndryshime digjitale të momenteve më të sikletshme përgjatë performancës, për të cilat kritikët e muzikës thuajse masakruan këngëtaren. Ndjekësit e Madonna-s komentuan menjëherë në rrjetet sociale, duke shprehur keqardhje për ndryshimet që i janë bërë performancës.

“Stonim i gjallë”, theksojnë disa.

Një tjetër shkruan se teknologjia e sotme nuk mund të rregullojë traumën që performanca live e Madonna-s, i shkaktoi fansave.

Ajo çka nuk u prit mirë, përveç vokalit të saj, ishte edhe një pjesë tjetër e performancës, me ngjyrime politike, me thirrjet për paqe mes rreshtave të këngës më të fundit “Future”, ku dy nga balerinët shfaqeshin me flamujt e Izraelit dhe Palestinës ndërsa në fund performanca u mbyll me mesazhin “Wake UP”.

“Eurovision” reagoi përmes një deklarate zyrtare ku theksohet se flamujt e të dy vendeve gjatë performancës së saj, nuk ishin aprovuar më parë.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.