“The Van” filmi i parë shqiptar në festivalin e Kanës

Kana ka mirëpritur këtë vit përsëri Festivalin e Filmit, në të cilin për herë të parë në histori prezantohet një film i prodhimit shqiptar.

Me titullin “The Van” (Furgoni) Filmi me metrazh të shkurtër flet për një djalë rreth të 20-ve i cili ka si qëllim të emigrojë jashtë vendit.

Në mënyrë që të fitojë lekët e duhura sa me shpejt, ai pranon të bëhet pjesë e disa ndeshjeve që zhvillohen brenda një furgoni. Rregullat e furgonit janë të thjeshta, dyert mbyllen dhe furgoni niset në një trajektore rutinë, duke u kthyer në pikën e nisjes. Dyert hapen dhe nga aty mund të dali vetëm një fitues.

I prodhuar nga një shqiptar, Enerik Beqiri, filmi vjen falë një bashkëpunimi shqiptaro-francez i cili ka nisur xhirimet e tij në muajin Janar dhe përfundoi me post-produksionin në muajin Shkurt në Paris.

Festivali i Kanës po mbahet në Kanë, Francë në datat 14-25 Maj 2019./IMA/

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.