Juli Krisafi jep dorëheqjen nga A2 CNN

Kanë kaluar 6 muaj nga kur spikerja e e njohur e Top Channel Juli Krisafi ju bashkua televiziont të ri A2 CNN.

Ka mjaftuar vetëm pak kohë që gazetarja të jap sot dorëheqjen nga ky televizion që përpos përpjekjeve dhe prestigjit të emrit që e ndjek nuk po arrin të futet si një konkurrent në tregun e medias shqiptare.

Krisafi la Top Channel për t’iu bashkuar pikërisht këtij televizioni që e nisi me kontrata të bujshme e rroga të larta.
Mirëpo, sapo i ka mbushur 6 muaj, Krisafi ka vendosur të largohet duke lënë në mes emisionin ‘Debati’ që vetë ajo drejtonte.

Lajmi i largimit është konfirmuar nga vetë moderatorja e cila ndërkaq nuk ka preferuar të japë sqarime rreth arsyeve që e çuan drejt këtij vendimi.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.