1 Qershori, zyrat e Tring shndërrohen në hapsirë feste për fëmijët

Jemi në prag të Festës së Fëmijëve dhe Tring mesa duket ka menduar për të gjithë shikuesit e vegjël të krijojë një atmosferë ndryshe nga vitet e kaluara, duke kapërceyer edhe ekranin e vogël.

Në datën 1 Qershor, zyrat e platformës digjitale Tring do të shndërrohen në një hapsirë festimi për të gjithë fëmijët e vegjël.

Tring fton të gjithë shikuesit e vegjël që të festojnë së bashku me “face painting”, lojëra me makina, Go Kart, Kinema, si edhe Bouncing game. Stafi gjithashtu është përpjekur mos të lëri jashtë vëmëndjes as personazhet e preferuar të fëmijëve ku në formën e animatorëve do të jenë të pranishëm dhe Masha, Ariu dhe Peppa Pig.

Platforma digjitale gjithashu ka përgatitur dhe një hapsirë të ndarë në 3 kënde. Të gjithë fëmijët e apasionuar pas pikturës, do të kenë mundësinë të pikturojnë së bashku me drejtuesin e emisionit “Artist Tak Fak”. Ndërkohë të gjithë fëmijët që pëlqejnë artin e gatimit do të kenë mundësinë ti bashkohen kuzhinës ku xhirohen formatet e emisioneve të Tring.

Një kënd që nuk do të mungojë është dhe ai i përrallave i cili do të ketë për fëmijët tregime nga përrallat e njohura botërore.

Tring i fton të gjithë prindërit dhe fëmijët në orën 10:00 në selinë e tij në rrugën Rrugën e Qelqit në Kombinat./IMA/

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.