Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj janë zyrtarisht konfirmuar si opinionistë të sezonit të tretë të programit të popullarizuar në Shqipëri, “Big Brother Vip”. Kjo sipas burimeve të afërta me Revista Who, e cila ka dhënë informacionin ekskluziv.
Programi, i cili pritet të nisë më 13 janar, ka ngjallur kuriozitet të madh ndër publikun për përzgjedhjen e personazheve dhe opinionistëve. Ndërsa emrat e pjesëmarrësve ende mbeten mister, ka pasur shumë spekulime rreth opinionistëve që do të marrin pjesë.
Në një zhvillim të ri, është mohuar zyrtarisht pjesëmarrja e Luizit si opinionist për këtë edicion. Megjithatë, burime të besueshme nga “Top Channel” kanë konfirmuar se Ori Nebiaj do të jetë një nga opinionistët kryesorë. Më tej, në një video live në Instagram, gazetarët Olti Curri, Andi Vrapi, Fatma Haxhialiu dhe Altin Berisha diskutuan rreth programit “Big Brother Vip”, duke përmendur emrin e Ori Nebiajt si një prej opinionistëve të rinj.
Kjo lëvizje pritet të sjellë një dimension të ri në program, duke kombinuar ekspertizën dhe personalitetin e tyre unik në diskutimet dhe analizat e zhvillimeve brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Fansat e programit tashmë janë në pritje të një edicioni të mbushur me surpriza dhe momente të paharrueshme.