IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Kush vjen për drekë”/ Arjola Shehu: Personazhi arrogant që nuk do e ftoja asnjëherë në emisionin tim

by IMA Redaksia
2017/09/17
in TELEVIZION
Reading Time: 5 mins read
A A
“Kush vjen për drekë”/ Arjola Shehu: Personazhi arrogant që nuk do e ftoja asnjëherë në emisionin tim

-“Tanimë unë di pak a shumë sesi të gjithë personazhet e njohur të ekranit dhe artit, e kanë nisur rrugëtimin e tyre. Ruaj me vete histori të bukura! ”

ADVERTISEMENT

Vetëm para pak vitesh më parë në ekranin shqiptar filloi transmetimin një televizion i ri, i cili solli një frymë të re në media me fytyra të këndshme. Midis tyre ishte edhe Arjola Shehu. Ajo u bë një ndër të preferuarat e të rinjve. Moderatorja ka arritur që të fitojë simpatinë e publikut dhe ka arritur të tërheqë vëmendjen nga përkushtimi i saj në punë. E kemi parë në fillim si vajza që jepte lajmet e showbizz-it, në rubrikën e saj “Life Stories” dhe më pas tek emisioni “Tek Unë me Arjolën”. Në divanin e saj ajo ka ulur shumë personazhe të rëndësishëm të ekranit, nga figura të showbizz-it, artit dhe politikës. E çiltër, pozitive dhe me buzëqeshjen e saj karakteristikë që e shoqëron gjithmonë, Arjola ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me intervistat e veçanta që bënte në “InTv”, duke e kthyer emisionin “Tek Unë” ndër më të ndjekurit. Ka qenë pikërisht ky emision i cili i ka hapur shumë rrugë moderatores në botën e medias. Kanë qenë të shumtë televizionet që i propozuan që t’i bashkohej, por ajo ka zgjedhur pikërisht ‘Tv Klan’. Kanë qenë Pandi dhe Bledi Laço të cilës i kanë propozuar që ajo të drejtonte emisionin më të ri në këtë televizion “Kush vjen për drekë”. Edhe pse bëhet fjalë për një emision gatimi, Arjola nuk do largohet nga natyra e saj dhe që ne jemi mësuar ta shohim. Emisioni “Kush vjen për drekë ”, një risi për televizionin Klan, ka çdo ditë dy personazhe të njohur, ku përpos pjesës që do të gatuajnë do të ndajnë me moderatoren dhe biseda nga e përditshmja. Arjola Shehu vjen në këtë intervistë për gazetën ‘Standard’, për të folur më shumë rreth këtij emisioni që po drejton, rrugëtimin dhe eksperiencën në “InTv”, por jo vetëm.

“Kush vjen për drekë” është emisioni më i ri që startoi këtë të hënë në ‘Tv Klan’, që moderohet nga ju. Na tregoni se si jeni ndjerë këto ditë në këtë format të ri emisioni?

Më shumë sesa komode. Në fakt nuk është fusha ime gatimi. Madje nuk ja them fare, megjithatë kjo e bën edhe me interesante, me situatat komike që krijohen në emision. ‘Tv Klan’ më ka pritur shumë mirë, më ka lënë hapësirën për të cilën unë kam nevojë dhe jam përshtatur shumë shpejt në këtë televizion.

Cili ka qenë mendimi juaj i parë për këtë lloj formati kur iu propozua që të ishte nën drejtimin tuaj?

Meqenëse unë nuk kam patur asnjëherë raporte të mira me përgatitjen e ushqimit, mendimi i parë ishte: A do përshtatem dot? Po nuk zgjati shumë dhe menjëherë mendova se kjo do ta bënte emisionin ndryshe nga emisionet e gatimit që jemi mësuar të shohim në ekranet shqiptare. Më tepër se me recetat dhe zbatimin e përpiktë të tyre, ne krijojmë situata njësoj si ato që na ndodhin në shtëpitë tona… Ku bisedohet, pihet një gotë verë dhe kush di, bën edhe ndonjë gatim super të shijeshëm.

“Kush vjen për drekë” çdo ditë do të ketë nga dy të ftuar, ku përveçse do të gatuajnë, ndajnë me ju edhe biseda nga e përditshmja. Sa e lidhur jeni ju me kuzhinën dhe si është raporti juaj me ushqimin?

Mua më pëlqen të shijoj, të ushqehem dhe me raste edhe kam provuar të gatuaj, por fatkeqësisht gatimet e mia nuk dalin asnjëherë të mira, kështu që është një “sport” që e kam lënë tani më. Ndoshta duke parë çdo ditë të javës sesi krijohen pjata të bukura dhe të shijshme, deri në fund të sezonit televiziv edhe mund të kem një specialitet timin…

Cila është pjata juaj e preferuar?

Më pëlqejnë shumë frutat e detit, por dobësia ime më e madhe janë ëmbëlsirat…

Jeni bërë pjesë e televizionit për herë të parë në MAD që më pas u riemërua si INtv. Si e do e përshkruanit këtë eksperiencë dhe rrugëtimin në këtë media?

Fantastike! Për pak vite arrita të afirmohem në treg dhe ja ku mu hapen dyer të reja. Për mua ka qene fat t’ia nisja nga një televizion që më dha shumë dashuri, përveçse edhe eksperiencën e nevojshme për të ndërmarr hapin tim të radhës.

“Tek Unë” me Arjola Shehun shënoi një sukses të padiskutueshëm ku në divanin tuaj u ulën disa nga personazhet më të rëndësishme si nga showbizz, kultura dhe politika. Çfarë keni dhënë dhe marrë nga njëri-tjetri? Çfarë ka marr Arjola me vete tek televizioni Klan nga emisioni në Intv?

Tanimë unë di pak a shumë sesi të gjithë personazhet e njohur të ekranit dhe artit, e kanë nisur rrugëtimin e tyre. Ruaj me vete histori të bukura!

Kë personazh nuk do ftoje asnjëherë tek emisioni yt i ri tani?

E kam një në mendje, por po e mbaj sekret. Vetëm po e përshkruaj një cilësi të këtij personazhi: arrogant!

ADVERTISEMENT

Nga intervistat që keni realizuar a mund të veçoni dikë si ndonjërën që e keni shijuar më së shumti apo intervistën më të vështirë që keni realizuar?

Për popullaritetin që më solli, për emocionet që fitova, por edhe për vështirësinë e saj, padyshim që do të ishte intervista me Kryeministrin e Shqipërisë.

Kur rishihni intervistat e realizuara nga ju, punën tuaj a ndodh që të jeni kritike me veten ?

Shumë, bëj një autokritike të madhe. Por mendoj se kjo me shtyn përpara edhe me ndihmon të përmirësohem.

Si e sheh botën e televizionit dhe keni patur ndonjë moment që keni munduar që të hiqnit dorë?

Jam prej pak vitesh pjese e ekranit dhe është herët për të thënë se u ngopa. Nuk më ka shkuar ne mend te heq dorë. Është një botë që po e zbuloj çdo ditë e me shume edhe me pëlqen ajo që shoh. Sigurisht nuk janë të gjitha ditët njësoj, ka ditë të mira, ka edhe ditë më të mira.

Cila ka qenë këshilla më e vlefshme që keni marr në punën tuaj që ju ka shërbyer për të ecur në botën e televizionit dhe që e kujtoni gjithmonë?

Të jem e vërtetë, t’i dëgjoj me vëmendje të ftuarit e mi dhe mbi te gjitha te jem gjithmonë e përgatitur.

Sa ka ndryshuar jeta juaj pasi u bëre pjesë e mediave?

Jo shumë. Rutina ime vazhdon të jetë e njëjta. Nuk i kam kufizuar vetes asgjë, mediat janë sjell më shume se mirë me mua. Deri tani te paktën kam patur vetëm momente të bukura, të cilat i kam shijuar shumë!

Përveçse e talentuar, punëtore dhe e aftë në punën që bëni jeni një nga moderatoret më simpatike. Sa kujdeset Arjola për veten dhe cilat janë ‘sekretet’ e saj të bukurisë?

Faleminderit për parantezën. Edhe këtu me duhet të them se jam shumë e thjesht dhe se nuk hyj në grupin e vajzave që e kaloj ditën në qendrat estetike. Përpiqem, kur kam mundësi, të kujdesem për veten, por rutina ime është: Një krem hidratues dhe zero make up! Përpiqem të mos abuzoj me ushqimin, jo në sasi, se aty abuzoj (qesh), por në cilësi, pra të ha shëndetshëm!

Marrë nga Standart/Intervistoi: Irini Meçe

Tags: arjola shehuIntervistaPersonazh
Previous Post

Adi Krasta largohet përfundimisht nga Top Channel

Next Post

Nesër mëngjesin niseni ndryshe me “Mirëmëngjes Shqipëri”!

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Nesër mëngjesin niseni ndryshe me “Mirëmëngjes Shqipëri”!

Nesër mëngjesin niseni ndryshe me "Mirëmëngjes Shqipëri"!

Ja si dukej Xhensila Myrtezaj në shfaqjet e saj të para tek “Ethet…” | VIDEO

Ja si dukej Xhensila Myrtezaj në shfaqjet e saj të para tek "Ethet..." | VIDEO

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA