Këngëtarja e famshme Lady Gaga do të jetë protagonistja absolute e serialit të shumendjekur American Horror Story në sezonin e ri. Gaga do të zërë vendin e Jessica Lange, aktores veterane të serialit e cila vendosi muaj më parë të mos jetë më pjesë e shfaqjes nga e cila fitoi disa çmime Emmy. Lajmi është bërë i ditur nga një Tweet me një vídeo dhe TV Line.
Lady Gaga do të luaj në sezonin e pestë të serialit ‘American Horror Story’, që do të titullohet ‘American Horror Story: Hotel’. Në këtë formë realizohet një nga ëndrrat e krijuesit, Ryan Murphy, një fans i madh i këngëtares, që e kishte shprehur dëshirën e tij për ta pasur në serial Lady Gaga-n që në dhjetorin e vitit të kaluar.








