IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Lamtumirë Chandler, ndërron jetë aktori i njohur i Friends

by IMA Redaksia
2023/10/29
in Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
Lamtumirë Chandler, ndërron jetë aktori i njohur i Friends

Aktori i njohur dhe ylli i serialit “Friends”, Matthew Perry, ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare. Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Perry u bë i njohur sidomos me rolin e Chandler Bing në “Friends”. Ky serial u prodhua gjatë periudhës 1994-2004. Episodi i fundit i këtij seriali u pa nga 52.5 milionë persona në SHBA duke e bërë një nga episodet më të shikuara televizive në vitet 2000.


Mediat e para që raportuan se Perry ndërroi jetë ishin LA Times dhe TMZ. Ato thanë se aktori u gjet pa ndjenja në vaskë.

Warner Bros Tv, që prodhoi serialin “Friends”, deklaruan se ishin të “trishtuar nga vdekja e mikut të tyre të dashur Matthew Perry”.

“Matthew ishte një aktor jashtëzakonisht i talentuar”, thanë ata.

Perry lindi në vitin 1969 në Massachusetts, por u rrit në Ottawa në Kanada. Atje ndoqi shkollën fillore bashkë me Justin Trudeau, i cili më vonë u bë kryeministër i Kanadasë.


Perry u zhvendos në Los Angeles kur ishte adoleshent. Ai aktroi edhe në serialin “Boys Will Be Boys”, por edhe në seriale të tjera si “Growing Pains”.

Me rolin në “Friends” ai u bë yll ndërkombëtar. Në serialin komedi aktronin edhe Jennifer Aniston, Courteney Cox, David Schwimmer, Matt LeBlanc dhe Lisa Kudrow.

Perry luftoi prej vitesh me varësinë ndaj qetësuesve kundër dhimbjeve dhe alkoolin dhe u fut në rehabilitim në disa raste.


Në vitin 2016 ai tha për BBC se nuk mund të mbante mend regjistrimet për tre vite të “Friends” për shkak të pijes dhe drogës.

Perry është shfaqur edhe në disa filma si “Fools Rush In”, “Almost Heroes” dhe “Whole Nine Yards”./tvklan.al

ADVERTISEMENT
ADVERTISEMENT
Tags: aktorichandler,FriendsJetelamtumirendërronnjohurSerial
Previous Post

La Fazani fitues i Festivalit të parë të Këngës në RTK

Next Post

Heidi Baçi banore e Big Brother Vip Albania

TË NGJASHME

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily
Serial

“Emily in Paris” drejt fundit/ Lily Collins mbyll xhirimet, sezoni 6 do të jetë lamtumira e Emily

Pas gjashtë sezonesh, udhëtimi i Emily Cooper po shkon drejt fundit. Lily Collins ka përfunduar xhirimet e sezonit të gjashtë...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT
Serial

“Lugina e Ujqërve” përfundon në dosjen e prokurorisë/ Skenat e serialit po shqyrtohen për vdekjen misterioze të ish-agjentit të MİT

Një nga serialet turke më të njohura të viteve 2000, “Lugina e Ujqërve” (Kurtlar Vadisi), është rikthyer papritur në qendër...

by IMA Redaksia
Sht 18, 2026
Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur
Serial

Çfarë të shihni në Netflix këtë shtator? Serialet që nuk duhen humbur

Shtatori sjell një valë të re premierash në Netflix, nga rikthimi i “The Gentlemen” te një kapitull i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 14, 2026
RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”
Serial

RTSH hap sezonin e serialeve me pesë superprodhime: nga Can Yaman te Hande Erçel dhe “Maxima”

RTSH po përgatit një prej paketave më ambicioze të serialeve ndërkombëtare të viteve të fundit. Në spotin e sezonit të...

by IMA Redaksia
Sht 9, 2026
Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare
Serial

Lamtumirë James Van Der Beek, ylli i “Dawson’s Creek” ndahet nga jeta në moshën 48-vjeçare

Bota e televizionit amerikan është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit James Van Der Beek, i...

by IMA Redaksia
Shk 12, 2026
Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan
Serial

Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare aktori turk Görkem Arslan

Industria e televizionit turk është në zi pas lajmit për ndarjen nga jeta të aktorit Görkem Arslan, i cili u...

by IMA Redaksia
Shk 11, 2026
Next Post
Heidi Baçi banore e Big Brother Vip Albania

Heidi Baçi banore e Big Brother Vip Albania

Filmat e 2023 që bënë ‘bujë’ përpara premierës

Filmat e 2023 që bënë ‘bujë’ përpara premierës

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA