Gazetari Adi Krasta ka folur për herë të parë për largimin e tij nga ‘Top Channel’.I ftuar në ‘Studio e Hapur’ me Eni Vasilin ai ka thënë se arsyeja më e fortë ishte ‘censurimi’.
Largimin tim e kërkuan dhe ne u ndamë si xhentëlmenë, ka thënë gazetari.
“Unë ika nga Top Channel, e para ma kërkuan që të mbyllej më herët kontrata. Nuk e kam shumë të qartë këtë. Nuk më është nënshkruar në asnjë vend. Unë jam shumë i ndjeshëm për lirinë editoriale, jam i ndjeshëm për të ftuarit, dua të ftoj ata që më pëlqejnë dhe që doja. Nuk pata lirinë të ftoja ata që doja dhe më është hequr një monolog nga youtube” deklaron Krasta.
VIDEO/ A ju ka zhgënjyer kryeministri Rama? Ja si përgjigjet Adi Krasta
Gazetari Adi Krasta ka treguar marrëdhëniet e tij me kryeministrin Rama, po ashtu edhe për ‘darkën e famshme’ e cila u përfol gjerësisht në media.
Krasta i ftuar në ‘Studio e Hapur’ në Neës 24” tha se marrëdhënia është si me gjithnjë, por nuk la pa përmendur edhe ‘luftën’ e Ramës për të mbyllur një kanal televiziv.
“Unë marrëdhëniet i kam siç i kam pasur gjithnjë me kryeministrin. Kjo darkë më vjen gjithmonë si pyetje, por unë nuk kam dëgjuar asnjë koleg të pyesë kryeministrin. Nuk ka nevojë ta lexosh në një darkë një njeri por gjatë gjithë ditës.
Unë pëlqej të jem kundër gjithmonë. Unë mbështes gjithmonë opozitën, pa dilemë.
Nuk ju ka zhgënjyer paksa kryeministri?
Kryeministri për Agon Channel, bëri një deklaratë të fuqishme: Aty lahen para të pista.
Nëse kjo nuk del e vërtetë, gazetarët duhet ta pyesin: Cili është motivi që ai bëri një luftë për të mbyllur një stacion televiziv” tha Krasta.
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në “News 24” gazetari Adi Krasta ka folur për deklaratat e kryeminsitrit ku i ka quajtur mediat ‘kazan mediatik’. Ai e ka quajtur atë figurë në rënie.
“Në këtë vend është vështirë të qëndrosh në këmbë. Në këtë vend duhet të jesh shumë i ndershëm, shumë dinjitoz, shumë i kulturuar që të sigurosh rënien e pashmangshme,” tha Krasta.
E ndërsa për fyerjen e gazetarëve para Parlamentit Krasta tha:
“Politikanët aktivë janë të pa kënaqur për gazetarët. Ti bësh një pyteje të vështirë, nga realiteti natyrisht që do të bëhet arrogant. Vajza që i tha faleminderit mirupafshim, ishte mënyra më e drejtë për ta .”
Intervista:
Gati dy muaj larg kazanit mediatik, kështu na quan kryeministri ndjehesh ndopak kazan dhe çfarë mendon?
Krasta: Zakonisht në bisedat televizive dhe njerëzore në tavolina të ndryshme është e lehte të mbërrish në atë momentin kur diskuton për njërëz të rëndësishëm siç është edhe kryeministri. Unë kam ardhur me qejf në studion tënde, nuk do kisha dashur që intervista e sotme të ishte në kërkim të atyre titujve të lidhet me një gjykim për kryeministrin që s’është e qëllimi im dhe fusha e ekspertizës. Kam një moto të brendshme që nuk diskutoj figura në rënie, pasi kjo është gjithmonë jo e shëndetshme.
Është kryeministri në rënie?
Krasta: Në këtë vend është e vështirë të rrish në këmbë, ka qenë Noli i palumtur, Konica ka nxjerrë përcaktime të tmerrshëm për këtë vend. Duhet të jesh shumë i kulturuar, i devotshëm dhe i ndershëm që të sigurosh mos rënien e pashmangshme në këtë vend.
Pse po bie Rama?
Krasta: Stigmatizimit janë shenja e të dobëtit, shoh shenja të rrëshqitjes, të pasigurisë.
E ndoqe në komunikimin me reporterët, i quajti të paditur, ndërsa pyetjet e tyre idiote?
Krasta: Politikanët aktivë që janë të lidhur me pozicion natyrisht që janë të pakënaqur kur i bën një pyetje të fortë, shkëputen nga realiteti e për ta thuhet se ka një raport të veçantë me Zotin dhe s’është si gjithë të tjerët. Ka patur edhe të tjerë që kanë reaguar ndoshta dhe në forma të tjera, pra s’është i vetmi.
Si do reagoje për të ishe në vend të tyre?
Ajo vajza që tha në fund, faleminderit dhe mirupafshim bëri një mbyllje të zgjuar. Kanabizimi i Shqipërisë ishte ngjarja batutat dhe grimasat e tjera janë të parëndësishme në raport me rëndësinë që ka ky fenomen.
Është kjo mënyrë për ti ikur përgjegjësive kjo e kryeministrit?
Krasta: Për mua s’ka rëndësi, kjo është rrethanore, shtypi është mënyrë komunikimi.
A krijon kjo një lloj psikoze?
Ka gazetarë të mirë dhe të këqij, ka të devotshëm dhe të padevotshëm, ka që e krijojnë në kafene me miqtë, i sjellin në tv dhe bëhet ai sherri, shamataja. Ka gazetarë të mirë në këtë vend dhe të ligj, të kapur ose jo.
Mendojnë kështu edhe qytetarët?
Krasta: Qytetarët, neve nuk duhet të na interesojë se si stigmatizohet media në këtë vend. Media ka në dorë informimin. Ne duhet të ishim alarmuar se si Erisja Zykaj një vajzë e talentuar që për fatin tonë është në Bruksel ka thënë se ky vend pas llahtarisë së Lazaratit kaloi në një tjetër fazë, është mbjellë në çdo pëllëmbë me kanabis. Këtë media e tha. Cili është faji këtu? Media e tha dhe kanë mbështetjen time, kanë respektin tim reporterët. A ka ngjarje më të madhe se mungesa e edukimit, rënia dhe shkatërrimi i shijeve, drama dhe dëshira e madhe për tu larguar, të gjithë duan të ikin nga ky vend mizerabël. Gazetarëve në këtë vend iu duhet thënë vazhdoni përpjekjen serioze për të hapur të gjithë panoramën, problematikat e plota me devocion të madh në luftë me veten dhe me presionin. Shqipëria e momentit nuk është e bukur, por gazetaria kështu është kudo, ka gazetarë që janë vrarë për këtë profesion.
Pse thoni që nuk ka shpresë?
Në këtë vend nuk ka shpresë, ëndrra është konsideruar një gënjeshtër e madhe. Nëse do kisha mundësi të drejtoja këtë vend, do kisha patur prioritetet e mia. Por lufta e shkatërron një vend, kanabisi e shkatërron vendin po kështu. Mbjellja e kanabisit bën që fëmijët tanë të pinë hashash në oborret e shkollave. Kanabisi nuk sjell rritje rrogash, pensionesh. kryeministri dhe ministrat nga ana tjetër kanë të drejtë në deklaratat e tyre. Kjo nuk është personale. Secili nga ne ka të drejtën të luftojë për të vërtetën që njeh.
Çfarë mendimi keni për çështjen Tahiri?
Unë nuk e kam parë këtë si çështja Tahiri, por e kam parë si një ngjarje të madhe, një ngjarje të kanabizimit të vendit. Një vendim të madh që është marrë diku, dikur, që të mbillet kanabis. Ajo që ne shohim është territori i këtij vendi, tashmë e konfirmuar nga të gjitha burimet e mundshme, se është kanabizuar me qëllim, nuk mund të jetë vepër e një njeriu të vetëm. Duhet të mbajnë përgjegjësinë të gjithë.
Mendon se Tahiri, ish-ministër i Brendshëm, është fajtor? Referuar përgjimeve të autoriteteve italiane, patentave të sekuestruara.
Në mënyrë absolute do më vinte turp që të mbërrija unë në një konkluzion. Këto janë elementë të hetimit, dhe nuk mund të mbërrihet në konkluzione kafenesh.
Nuk ka shumë koincidenca kjo histori?
Gjithmonë kur insistohet, qëllimi i gazetarit është i mirëqenë. Dhe ti po insiston. Kjo është tema më e madhe, më e nxehtë, ky është një skandal i madh kombëtar. Sot po përmende shqiptarin nëpër botë të trajtojnë si një person që mbjell kanabis në ballkon. Njerëzit që kanë në dorë fatet e vendit i çojnë këto vende drejt realizimeve të mëdha, apo drejt dështimeve.
Marrëdhëniet e tua me kryeministrin…
Marrëdhëniet me kryeministrin i kam siç i kam patur tërë jetën.
Keni qenë mbështetës i tij…
Unë jam shprehur pro ambasadorëve që kërkojnë rotacionin, por kam shtuar se unë jam kundër çdo qeverie, do jem edhe kundër qeverisë që do vijë. Mua më pëlqen të jem kundër strukturave arrogante. Unë mbështes gjithmonë opozitën, këtë e kam pa dilemë. Mua qeveritë nuk më pëlqejnë.
Marrë nga Gazeta Panorama