Legjenda e muzikës botërore i bashkohet Dua Lipës në koncertin e së premtes

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Edhe dy ditë kanë mbetur nga koncerti virtual i Dua Lipës, më 27 nëntor, ku me siguri do bëhet nami.

Ditën e djeshme nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ajo ka bërë me dije se “STUDIO 2054” do i bashkohet edhe Elton John.

Disa ditë më parë, Dua tregoi se pjesë e koncertit do të jetë dhe Miley Cyrus me të cilën ka publikuar dhe bashkëpunimin më të fundit “Prisioner”.

Dy ditë më parë Dua na bëri të gjithve krenarë.

Ajo së bashku me Beyoncé dhe Taylor Swift kryeson nominimet për çmimet Grammy 2021.