IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Sot, një vit nga 26 Nëntori tragjik, tërmeti që u mori jetën 51 personave, plagosi mbi 3 mijë të tjerë dhe la 5,200 të pastrehë

by IMA Redaksia
2020/11/26
in AKTUALITET
Reading Time: 2 mins read
A A
Sot, një vit nga 26 Nëntori tragjik, tërmeti që u mori jetën 51 personave, plagosi mbi 3 mijë të tjerë dhe la 5,200 të pastrehë

26 Nëntor 2019. Tirana, Durrësi, Laçi, Lezha, Thumana dhe disa qytete të tjera të vendit do të lëkundeshin nga tërmeti më i fortë në 40 vitet e fundit. Ishte ora 03.54 kur toka shqiptare u “shkund” nga tërmeti me magnitudë 6.4, me epiqendër 16 kilometra në perëndim-jugperëndim të Mamurrasit, por që u ndje deri në Beograd, 370 kilometra larg epiqendrës.

ADVERTISEMENT

Deri në datën 1 dhjetor 2019, ndodhën 1,300 pasgoditje nga të cilat katër ishin më të mëdha se M5.0. Pasgoditja më fuqishme ndodhi katër orë pas goditjes kryesore në oën 07:08 dhe kishte një magnitudë M5.4. Kjo ngjarje shkaktoi dridhje të intensitetit VII (shumë e fuqishme) dhe rrënoi disa shtëpi e ndërtesa që mbaheshin ende në këmbë, duke shtuar numrinn e viktimave.

51 persona humbën jetën nën rrënoja, 25 në Durrës, 25 në Thumanë dhe 1 në Lezhë. Midis viktimave ishin dhe 10 fëmijë të moshave 2-10 vjeç. Ndërkohë, pas tërmetit humbën jetën edhe 2 persona nga Kurbin, njëri në spital nga plagosjet gjatë lëkundjeve dhe një tjetër përmes vetëvrasjes, për shkak të stresit post-traumatik.

Dy hotele dhe dy pallate u shembën në Durrës. Katër ndërtesa, përfshirë një pallat 5-katësh u shembën në Kodër-Thumanë e cila u godit më rëndë nga tërmeti. Qyteti i Laçit u dëmtua shumë gjithashtu. Gjendja e jashtëzakonshme që do të zgjaste 30 ditë u shpall nga qeveria shqiptare për Durrësin, Thumanën dhe Tiranën e më vonë u zgjerua për Laçin dhe Lezhën.

Qindra ushtarë shqiptarë dhe rreth 2,000 oficerë policie u dërguan në zonat e prekura nga tërmeti. Ata u ngarkuan me detyrën e ndihmesës në operacionet e kërkim-shpëtimit si dhe në ngritjen e çadrave dhe kampeve të strehimit për njerëzit e mbetur tashmë pa shtëpi. 300 çadra emergjencash u ngritën pranë stadiumit të Durrësit dhe në Thumanë për të strehuar rreth 1,000 persona.

Trupat shqiptare punonin me mjete të kufizuara, por shpëtuan njerëz nga rrënojat të mbështetur nga 250 trupa nga SHBA dhe vende të ndryshme europiane. Duke qenë se tërmeti i fundit i fuqishëm goditi vendin në vitin 1979, Shqipëria kishte një mungesë të eksperiencës dhe ekspertizës në operacionet e shpëtimit.

ADVERTISEMENT

Ekipe shpëtimi me pajisje të specializuara, qen nuhatës dhe furnizime të tjera emergjencash mbërritën në Shqipëri nga vendet fqinje dhe Europa për të ndihmuar në operacionet e kërkimit si dhe për të ndihmuar ata të mbetur të pastrehë. 5,200 banorë mbetën të pastrehë.

Kosova, Greqia, Italia, Turqia, Franca e shumë vende të tjera u gjendën në Thumanë dhe në zonat e tjera të prekura nga tërmeti në kohë rekord. Forcat Speciale RENEA u angazhuan gjithashtu dhe nxorrën të gjallë nga rrënojat të paktën 45 persona.

Më 30 nëntor Kryeministri Rama deklaroi fundin e operacionit të kërkim-shpëtimit pasi nuk mendohej të kishte më trupa nën rrënoja. Sipas deklaratës së tij, rreth 2,000 njerëz ishin plagosur nga tërmeti dhe më shumë se 4,000 të mbetur pa shtëpi. Shifrat fillestare treguan se më shumë se 1,465 ndërtesa në Tiranë pësuan dëmtime serioze, si dhe rreth 965 ndërtesa të tjera në Durrës

Source: Newsbomb.al
Previous Post

Legjenda e muzikës botërore i bashkohet Dua Lipës në koncertin e së premtes

Next Post

SOCIALE “Do bëhesha gjysh, por tani nuk jam më as baba”/ Rrëfimi rrëqethës i Albert Carës, si iu shua familja nga tërmeti tragjik

TË NGJASHME

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”
AKTUALITET

Renato Mekolli mbështet protestat: “Nuk po bëhet thjesht për flamingot, është revolta e një populli të lodhur”

Shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka reaguar me një mesazh të gjatë dhe emocional në mbështetje të protestave...

by IMA Redaksia
Qer 21, 2026
Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës
AKTUALITET

Re-Debate IX, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas muajsh përballjesh intensive dhe një rrugëtimi të pasur me debat, argument dhe angazhim të të rinjve nga e gjithë...

by IMA Redaksia
Maj 8, 2026
Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile
AKTUALITET

Qeveria propozon “gazetarë me regjistër” dhe dekriminalizim të pjesshëm të shpifjes – reagime të forta nga media dhe shoqëria civile

Qeveria shqiptare ka dërguar sot në Kuvend një paketë ndryshimesh ligjore që synon të modifikojë dispozitat penale lidhur me shpifjen,...

by IMA Redaksia
Jan 27, 2026
Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin
AKTUALITET

Elbasani mbyll ciklin e trajnimeve të “UNI Debate” – Një përvojë formuese për studentët në mbarë vendin

Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT
AKTUALITET

Fjalët marrin formë: “UNI Debate” nis me studentët e Shkencave Sociale në UT

Në një kohë kur nevoja për dialog, dëgjim dhe reflektim është më urgjente se kurrë, projekti “UNI Debate: Skena e...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”
AKTUALITET

Një hap i ri për mendimin kritik në universitete: Starton projekti “UNI Debate”

Në një kohë kur hapësirat për diskutim të shëndetshëm dhe përfshirje qytetare po bëhen gjithnjë e më të kufizuara, një...

by IMA Redaksia
Mar 28, 2025
Next Post
SOCIALE “Do bëhesha gjysh, por tani nuk jam më as baba”/ Rrëfimi rrëqethës i Albert Carës, si iu shua familja nga tërmeti tragjik

SOCIALE “Do bëhesha gjysh, por tani nuk jam më as baba”/ Rrëfimi rrëqethës i Albert Carës, si iu shua familja nga tërmeti tragjik

Manastirliu apel të infektuarve me COVID: Mos ejani vonë në spitale, besoni tek mjekët

Manastirliu apel të infektuarve me COVID: Mos ejani vonë në spitale, besoni tek mjekët

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA