Pas dy muajsh udhëtim dhe angazhim në auditorë universitarë në mbarë Shqipërinë, projekti “UNI Debate” mbylli fazën e tij të parë me trajnimin e fundit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, më 25 mars 2025.
Projekti, i cili nisi në janar në Tiranë, përfshiu një rrjet të gjerë universitetesh publike:
-
UT – Fakulteti i Shkencave Sociale
-
UBT – Universiteti Bujqësor i Tiranës
ADVERTISEMENT -
UAMD – Durrës
-
ULSh – Shkodër
-
UV – Vlorë
-
UEÇ – Gjirokastër
-
UAX – Elbasan
Trajnimet përfshinë modulime intensive mbi artin e debatit, mendimin kritik dhe komunikimin me publikun, të përshtatura për të rinjtë universitarë. Çdo trajnim shërbeu si një platformë për studentët që të analizojnë çështje aktuale, të mësojnë të dëgjojnë me kujdes dhe të ndërtojnë qëndrime të argumentuara mbi baza logjike dhe etike.
“Ky projekt ka qenë një shkollë më vete për ne – më shumë se thjesht debat, ka qenë një sfidë për të kuptuar rolin tonë si qytetarë të rinj,” – tha një studente pjesëmarrëse nga Elbasani.
Pas kësaj faze, projekti do të kalojë në etapën e organizimit të debateve publike universitare, ku pjesëmarrësit do të vendosin në praktikë njohuritë e fituara përballë një audience më të gjerë.
“UNI Debate” zbatohet nga Shoqata LIBURNETIK dhe është pjesë e mbështetjes së granteve shtetërore për rininë nga AKR dhe MSHRF.