Rishfaqja e ripësëritur e një libri në panairin e librit në Kryeqytet disa ditë më parë i cili flet kundër Kryepeshkopit të Shqipërisë, Fortlumurisë së tij Anastas Janullatos ka ngjallur reagime të shumta jo vetëm tek besimtarët orthodhoks të Shqipërisë por edhe në mediat greke siç është rasti i sotëm në formatin e mëngjesit në ANT1, një ndër televizionet më të ndjekura në Greqi me licensë kombëtare.
Ndërsa Mitropolia e Apollonisë dhe Fierit, ka reaguar ashpër nëprmjet një deklarate librin “Djall në Veladon” i cili përveç uljes së figurës së primatit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përçmon gjithashtu edhe Shën Kozmain, një shenjtor orthodhoks që ka kaluar gjatë predikimit të tij edhe në Shqipëri.
Më poshtë gjendet edhe video e emisionit gjatë momentit të komentimit të lajmit rreth librit: