Një tjetër emër i njohur i Top Channel do të hyjë në shtëpinë e Big Brother Vip.
Ajo është Rudina Demneri, e njohur ndryshe si Paloma e Fiks Fare apo zëri i Digitalb.
Lori Hoxha e ka zyrtarizuar pak minuta më parë gjatë edicionit të lajmeve.
Rudina Demneri është emri i tretë i konfirmuar gjatë ditës së sotme, pas aktores Arjola Demiri dhe balerinit Ilir Shaqiri.