Big Brother VIP” kishte rezervuar sonte emocione të forta për një nga banoret, Semin.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ajo kishte shprehur dëshirën për të takuar të atin, që kishte tre vite pa e parë. Dëshirë kjo që ia mundësoi “Vëllai i madh”, duke ia sjellë në shtëpi, në një takim që pëloti ata të dy, dhe të gjithë shikuesit nga ekrani.
Fillimisht në një bisedë telefonike me të atin, ai i tha të mos mërzitej, dhe se e kishte marrë malli shumë, megjithatë, lidhja u shkëput pa mundur të thonin “Mirupafshim”.
Më pas, kur u kthye në dhomën e ndenjies ajo pa të atin, që kishte ardhur nga Kanadaja posaçërisht për të. I ati tha se ishte shumë i kënaqur me lojën e saj, ndërsa këngëtarja tha se ishte më e lumtur se do herë tjetër.








