Në sezonin e ri të serialit të suksesshëm turk Lugina e Ujqërve – Kurthi, suprizat e njëpasnjëshme vazhdojnë…
Pas Andy Garcia, cast-it të serialit Lugina e Ujqërve i bashkohet një tjeter aktor i famshëm turk, Özgür Teke, që jeton dhe vepron në Los Anxhelos, SHBA. Ai ka marrë pjesë në disa filma të njohur hollywood-ian, një ndër ta është edhe filmi i i suksesshëm i 2014, “Non-stop”, si dhe filmi “Bert and Arnie’s Guide to Friendship”.
Ozgur ka luajtur gjithashtu në serialet Banshee, Ironside dhe Arka sokaklar.