Lule të Vetmuara – 23.02.2021 | Serkan kap mat Xhemrenë me dikë tjetër

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Ezhder është futur në telashe me mafiozë. Ai rrëmben fëmijën që strehoi Kaderi. Selin i bërtet Songylit për faktin që po mban mikeshat e saj në shtëpi. Vajzat vendosin të marrin një shtëpi me qera për të jetuar. Ato shkojnë të shohin një shtëpi por kushtet janë të tmerrshme. Serkan e gjen Xhemrenë në kafe me djalin që ka punësuar Nazan. Kur i sheh bashkë ai bëhet xheloz. Serkan i mban qëndrim Xhemresë dhe nuk i tregon që e ka parë me tjetër. Feriden e gjen belaja me vajzën që bën parti. Ajo thërret të atin e saj por as ai nuk e ndalon të bijën. Songyl shkon në shtëpinë e Kaderit për të vizituar motrën e saj të vogël. Ndërkohë Kader mendon se Songyl ka ardhur për të dhe mendon se e ka falur.