Lule të Vetmuara – 26.02.2021 | Ejlyl dhe Ali ndahen mes lotësh

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Songyl njofton policinë për rrëmbimin e Kaderit. Mafiozët e çojnë në pyll Kaderin për ta vrarë. Ali fshehtas shpëton jetën e Kaderit. Kader arrin të bashkohet me vajzat. Meral dhe Kader pajtohen. Neriman u jep vajzave një lajm që do t’i gëzojë pa masë. Ajo u jep vajzave shtëpinë e saj. Toprak i thotë Aliut të qëndrojë larg shtëpisë së tij dhe të ndahet nga Ejlyli. Ali ndahet mes lotësh nga Ejlyli. Ejlyl e përjeton shumë keq ndarjen. Vajzat shkojnë të shohin shtëpinë e Nerimanit por nuk i pëlqejnë aspak kushtet. Megjithatë vendosin të qëndrojnë edhe pa energji elektrike. Ali i dehur i shpreh dashurinë Ejlylit dhe i thotë se do t’i shpjegojë gjithçka kur të vijë kohë.

Burimirevistawho.com
Artikulli paraprakVazhdon të rritet numri i viktimave nga Covid-19. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 të vdekur
Artikulli tjetërSondazh në TCH dhe IPSOS zbulon se kush i fiton zgjedhjet. Sonte në emisionin “Open”