Seriali i ri Lupin III – Aventura Italiane, që do të ketë premierën botërore në 30 Gusht (Italia 1), do të rezervoj shumë risi. Dhe surprizat nuk do të mungojnë që në episodin e parë, që nis pikërisht me ceremoninë e martesës së Lupin. Hajduti playboy i ndodhur në San Marino martohet me trashegimtaren e re Rebecca Rossellini, e cila fsheh një sekret që do të zbulohet në fund të episodit dhe që do të jetë nyje lidhëse për Lupin gjithe sezonin e ri. E panevojshme të themi se kjo martesë e protagonistit do të zgjoj xhelosine e Fujiko-Margot, dashuria e vërtetë e Lupin i cili duket se tani i ka drejtuar sytë nga bukuroshja e pasur.