Edicioni i shtatë i talent show-t për fëmijë në TV Klan, “Gjeniu i Vogël”, tani e ka një fitues. Pas 14 netësh konkurim, spektakli i talenteve të vegjël ka nxjerrë fituese Marjana Begu, vajzën nga Shkodra.
Mbrëmja finale, si gjithmonë në drejtimin e shkëlqyer të Klea Hutës, ngjiti në skenë 11 konkurentë finalistë. Pas performancave të para, juria përzgjodhi katër më të mirët, që u përballën me njëri – tjetrin në sfida të drejtpërdrejta.
Momente emocionuese kanë përfshirë Pirro Çakon, i cili mes lotësh, i dorëzoi trofeun zërit më të mirë të këtij edicioni, Marjana Begu.








