E Hëna mbrëma ka sjellë edhe episodin e fundit dhe final të formatit të fëmijëve në Televizionin Klan, Në Kurthin e Piter Pan.
Nën drejtimin e Alketa Vejsiut, formati i njohur i Endemol solli për disa javë në ekran gjatë fashës “prime-time” të qeshura pafund dhe personazhe të njohur publik, të cilët u vendosën pranë pyetjeve sfiduese të fëmijëve.
“Në Kurthin e Piter Pan” ishte programi i rradhës që mbylli transmetimin për këtë sezon pas “Dua të të bëj të Lumtur”, “Portokalli” dhe “Al Pazar”./IMA/








