Vajtja e orës 19.00 ka bërë që të mbyllet zyrtarisht sipas Kodit Zgjedhor procesi i votimit i cili ka zgjatur 12 orë.
Tashmë mund të votojnë vetëm qytetarët që gjenden brenda qendrave të votimit.
Ndërkohë ende nuk ka një komunikim nga KQZ për shtyrje të orarit.
Kujtojmë se në disa vende procesi është ngadalësuar ose është bllokuar si pasojë e detajeve teknike.
Zgjedhjet e 25 Prillit gjatë ditës kaluan në qetësi, përveç rasteve sporadike.
VIJON







