IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Mbyllet sezoni i gjashtë i ‘Lufta e nuseve’, zbuloni çiftin fitues!

by IMA Redaksia
2020/01/25
in TELEVIZION
Reading Time: 2 mins read
A A
Mbyllet sezoni i gjashtë i ‘Lufta e nuseve’, zbuloni çiftin fitues!

Bujari dhe Dina ishte çifti që fitoi garën në episodin e fundit të edicionit të gjashtë të “Lufta e Nuseve”, që transmetohet në Televizionin Klan. Ata morën vlerësimet maksimale nga nuset konkurrente.

ADVERTISEMENT

Dasma e parë e këtij episodi ishte dasma e çiftit fitues. Por si nisi historia e tyre e dashurisë?

Një grup auditi ia behu në klinikën universitare, ku Dina ishte kontabiliste në Baselin zvicerian. Probabiliteti që në këtë grup kontrolli të kishte një shqiptar ishte i vogël, por fati nuk është çështje matematike. Shefi i grupit ishte një shqiptar nga Mitrovica, për më tepër shumë i bukur në sytë e kontabilistes me përvojë. Emocionet e ndonjë gabimi profesional u harruan shpejt nga Dina. Raporti i kontrollit po vonohej dhe vazhdimisht kërkoheshin të dhëna shtesë, të cilat Dina ia niste me një zell më shumë se profesional Bujarit. Email-et zyrtare kishin filluar të përziheshin edhe me elemente personale… Ky ishte fillimi jo i zakontë i një historie dashurie.

Dasma e dytë ishte ajo e Anisës dhe Alfredit. Si e kujton dhëndri herën e parë kur shikimet e tyre u ndeshën?

“Vajza me sy të bukur ishte mbretëresha e asaj mbrëmjeje”, shprehet Alfredi. Ai ishte student i Kimisë në Universitetin e Romës, ndërsa ajo studionte Juridik. Por përveç kimisë, pasioni i madh i tij ishte edhe fotografia! Fokusi i aparatit të tij tërhiqej nga e bukura dhe Anisa “rrëmbeu” jo vetëm fokusin e aparatit, por edhe zemrën e fotografit të asaj mbrëmjeje rinore! Ishte dashuri me shikim të parë! Alfredi i la të gjithë të tjerët, Anisa bënte poza fantastike! Të nesërmen Anisa e mori në telefon për t’i kërkuar fotot e mbrëmjes së shkuar. Ehhh, tashmë kimia dhe fotografia po luftojnë për vendin e dytë e të tretë. Në vend të parë mbretëron Anisa!

Episodi i fundit i edicionit të gjashtë të “Lufta e Nuseve”  u mbyll me dasmën e Arjanës dhe Klintonit. Por si u njohën ata?

ADVERTISEMENT

Arjana ishte me kushëririn e saj kur takoi rastësisht në qytet Klintonin, mikun dhe kolegun e kushëririt. Pas pak kohe ata vendosën të shkojnë së bashku në një festë.  Arjanës i mbetën sytë te miku i kushëririt, pasi ishte i ri, tërheqës dhe fjalëpak. Fakti që ishte 3 vjet më i ri nuk përbënte asnjë problem. Ia bëri të qartë kushëririt fiksimin. Pas disa kohësh, kushëriri i thotë Klintonit: “Nëse të pëlqen kushërira ime foli pa problem, nuk ka pse druhesh prej meje”. Ishte një mënyrë për të shkuar te dashuria… Një ditë në telefonin e Klintonit mbërriti një sms e papritur e një ish-mikeshe. Kaq duhej të plaste “lufta”. Zënkat janë pjesë e dashurisë dhe me Arjanën je gati gjithmonë. Koha e paqtë, e qetë dhe me diell është pothuaj e barabartë me atë me furtunë e rrebesh./tvklan.al

Previous Post

Nbc dhe Sky News së bashku për një kanal global all news

Next Post

Ermali tregon arsyen pse nuk e bën Amin pjesë të filmave

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Ermali tregon arsyen pse nuk e bën Amin pjesë të filmave

Ermali tregon arsyen pse nuk e bën Amin pjesë të filmave

Ermal Mamaqi tregon si e bindi Ramën të bëhet aktor

Ermal Mamaqi tregon si e bindi Ramën të bëhet aktor

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA