Është mbyllur me episodet e djeshme sezoni i parë i serialit turk “Diamant dhe Dashuri”, i cili muaj më parë ishte një nga më të ndjekurit gjatë fundjavës, duke ia kaluar edhe formateve më të ndjekura si Big Brother dhe AlPazar. Por episodet që shikuesit panë për këtë sezon ishin vetëm “maja e ajsbergut”, seritë e reja në sezonin e ri do të jenë edhe më interesante të cilat me siguri do të mbërthejnë edhe më shumë shikuesit para ekranit të televizorit.
I vlerësuar si “Seriali më i mirë dramatik në Turqi”, Diamante dhe Dashuri është një serial plot romancë dhe mistere nuk mungon këtu edhe aksioni. Sezoni i ri do të filloj përsëri pas disa javësh, pikërisht në datën 5 Shtator.
IMA / J. Kasaj








