Java e kaluar shenoi edhe mbylljen e sezonit televiziv dimëror për formatin e njohur të humorit Portokalli.
E ndërsa tani trupa e aktorëve po planifikon turin veror në disa nga qytetet kryesore të vendit, humori i të dielave mbrëma do vazhdojë në ekranin e Top Channel. Sikurse është bërë traditë tashmë mbyllja e një sezoni sjellë në ekran më të mirat e këtij edicioni.
Nga sot në Prime time Portokalli vjen me numrat më të bukur, aktorët dhe numrat special që nuk kanë munguar. Nëse këtë sezon të dielat ja keni dedikuar aktiviteteve larg ekranit nga sot keni mundësinë të shikoni Portokalli The Best. Për të mos u humbur!








