Në një natë plot emocione dhe surpriza në “Big Brother VIP”, Dea u bë banorja e radhës që u detyrua të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Pas një votimi të hapur gjatë spektaklit, ku publiku u ftua të zgjidhte të preferuarin e tyre, Dea rezultoi të jetë më pak e votuara.
![](https://i0.wp.com/www.imalbania.com/wp-content/uploads/2024/02/screenshot_20240214_004243_youtube8691549184481937769.jpg?resize=1079%2C603&ssl=1)
Si një nga banoret që hapi këtë edicion të reality show-it, Dea nuk arriti të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme të publikut për të vazhduar rrugëtimin e saj. Pavarësisht përpjekjeve dhe momenteve të ndryshme që ndau me banorët e tjerë, fati i saj në shtëpi u vulos me një biletë vetëm vajtje, duke mos i dhënë asaj mundësinë për një rikthim.