IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Mediat dhe televizionet në vend “vlejnë” 58 milionë euro, si u 10-fishuan në një dekadë

by IMA Redaksia
2023/02/20
in TELEVIZION
Reading Time: 3 mins read
A A
Mediat dhe televizionet në vend “vlejnë” 58 milionë euro, si u 10-fishuan në një dekadë

Në Shqipëri sot ka 528 subjekte të regjistruara që ushtrojnë aktivitet të publikimeve dhe prodhimeve të programeve.

ADVERTISEMENT

Numri i televizioneve është shtuar ndjeshëm vitet e fundit, sidomos ato të fokusuara në transmetimin e lajmeve 24 orë, një pjesë e madhe e gazetave vijojnë të dalin në print, pavarësisht konkurrencës së lartë nga internet dhe portalet online janë të shumta, ndonëse tregu i tyre vijon të mbetet kaotik.

Sipas të dhënave të tjera të Autoritetit Mediave Audiovizive, në vend ka gjithsej 51 televizione, nga të cilat një publik, 5 kanë licencë kombëtare dhe të tjerat janë private të pajisura me licencë shërbimi audoviziv.

Në krahasim me vitin 2011, numri i subjekteve, që ushtrojnë aktivitet të publikimeve dhe prodhimeve të programeve, pothuajse është dhjetëfishuar dhe kjo lidhet me zhvillimin e vrullshëm të mediave online, por dhe shtimin e televizioneve private.

Vetëm në dy vitet 2020-201 janë shtuar mbi 100 subjekte të regjistruara në këtë aktivitet.

Ndonëse numri i mediave është rritur me shpejtësi, të ardhurat e sektorit nuk janë zgjeruar me ritme aq të shpejta.

Sipas INSTAT, në vitin 2021, të ardhurat gjithsej në “Aktivitete të publikimeve dhe prodhimeve të programeve” ishin gati 6.8 miliardë lekë, ose rreth 57 milionë euro, duke arritur nivelin më të lartë historik, që kur raportohen të dhënat. Tregu u rimëkëmb me shpejtësi, pas rënies që shënoi në vitin 2020, si rrjedhojë e pandemisë.(shiko grafikun: Ecuria e biznesit të mediave e televizioneve).

Shumë interes për pak fitime

Ndonëse ka shumë interes për të hapur një media dhe nuk kanë munguar as investimet në televizione, të ardhurat, që vijnë kryesisht nga shpenzimet e kompanive për reklama, janë të pamjaftueshme për të justifikuar këtë vrull. Sipas INSTAT, fitimet në “Aktivitete të publikimeve dhe prodhimeve të programeve” ishin rreth 492 milionë lekë në 2021, ose vetëm 4.1 milionë euro. Norma e fitimit ishte 7.2%, më e ulët sesa mesatarja e ekonomisë prej 9.3%.

Gjysma e të ardhurave shkon për dy televizionet kryesore

Sipas të dhënave të tjera nga bilancet e kompanive, të publikuara më herët nga Monitor, pjesa më e madhe e të ardhurave që vijnë nga reklamuesit shkon për televizionet kryesore. Klan dhe Top Channel, që së bashku zinin gati gjysmën e tregut të mediave e televizioneve në 2021.

Televizioni Klan, më i madhi sipas të ardhurave, raportoi një qarkullim total vjetor prej 2 miliardë lekësh (17 milionë euro), me rritje 42.3% me bazë vjetore, i ndikuar nga shitja e licencës për transmetimin e eventeve sportive “La Liga” në territorin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Fitimet e “TV Klan” në vitin 2021 ishin 230 milionë lekë, me rënie prej rreth 4% në krahasim me vitin e mëparshëm. Norma e fitimit ishte 11.3%.

Top Channel “Top Channel” raportoi të ardhura prej 1.6 miliardë lekësh (13.2 milionë euro), me rritje 16% me bazë vjetore, duke u renditur në të dytin më të madh në vend. Në vitin 2021, fitimi para taksave ishte 204 milionë lekë, me rritje pothuajse 10% me bazë vjetore. Norma e fitimit ishte gati 13%, duke rezultuar një ndër televizionet më fitimprurëse në vend.

ABC News ka kaluar në të tretin privat më të madh në vend në vitin 2021, si për të ardhurat, ashtu dhe fitimet. Të ardhurat ishin 405 milionë lekë (3.4 milionë euro), pas një rritje të fortë prej 160%.

News 24, që në 2020-n ishte televizioni i katërt më i madh ka mbetur në të njëjtin pozicion. Në vitin 2021, të ardhurat e tij ishin rreth 3.3 milionë euro. Fitimi ishte 69 milionë lekë, me një normë prej 17.3%.

A2 është ngjitur në vend të pestë, me të ardhura 391 milionë lekë (3.3 milionë euro), pas një rritje me 24.2% të të ardhurave. Televizioni raportoi fitim minimal prej 6 milionë lekësh, me një normë prej 1.5%.

Në vend të gjashtë ka kaluar Vizion Plus, që pa rënie të të ardhurave në vitin 2021 me 5%, në 362 milionë lekë (3 milionë euro). Edhe ky televizion kishte fitime minimale prej 2 milionë lekësh, me normë fitimi 0.44%.

Euronews, i hapur vitet e fundit, renditet në televizionin e gjashtë më të madh në vend, me rritje të qarkullimit vjetor me 33%, në 2.4 milionë euro. Televizioni vijon të jetë me humbje për të tretin vit radhazi (-27 milionë lekë).

DigitAlb është platforma më e madhe e televizioneve me pagesë në vend. Të ardhurat e “Digit-Alb” ranë me 9.3% në vitin 2021, duke arritur në 4.2 miliardë lekë.

ADVERTISEMENT

Tring, platforma e dytë më e madhe e televizioneve me pagesë, raportoi 1.36 miliardë lekë të ardhura, me rritje prej rreth 5%. Fitimet u rritën ndjeshëm në 130 milionë lekë.

Burimi: INSTAT

Source: Monitor.al
Tags: 10-fishuandekadëdheeuroMediatmilionënënjëTelevizionTelevizionetvend“vlejnë”
Previous Post

Një personazh shumë i dashur për publikun i bashkohet nesër Big Brother Vip!

Next Post

Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare Mimika Luca

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare Mimika Luca

Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare Mimika Luca

Shuhet mbreti i talk show-t italian Maurizio Costanzo

Shuhet mbreti i talk show-t italian Maurizio Costanzo

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA