Mediat greke kërkojnë që të shpallet ‘non grata’ gazetarja e Top Channel, bëri emisionin me temë: “Derviciani, fshati që refuzon shqipen

Në emisionin “Fshatrat e Shqipërisë” me moderatore Ilnisa Agollin më 11 janar ishte një temë mjaft e ndjeshme “Derviciani, fshati që refuzon shqipen”.

Derviciani ndodhet në zonën e Dropullit në Gjirokastër dhe ngjall jo pak interes për t’u vizituar.

E çuditshme është se aty hasesh me vështirësi të mëdha komunikative edhe pse je në tokë shqiptare. Banorët njohin të dyja gjuhet, por shqipen e refuzojnë.

Pikërisht kjo kronikë ka ngjallur debate në Greqi ku Star News ka bërë një kronikë kundër gazetares, madje disa media kanë kërkuar që ajo të shpallet “non grata” në vendin fqinj.

Fshatrat e Shqipërisë është një emision i cili publikohet në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube dhe jepet në Top News.

 

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.