A do të rifillojë futbolli në Itali? A do të mbyllet sezoni? Kur do të rinisin stërvitjet? Po kampionati? Disa pyetje ende pa përgjigje, të cilave u shtohet më shumë mister dhe pasiguri nga deklaratat e protagonistëve, ashtu si Ministri i Sportit Italian, Spadafora: “Sot nuk e them dot me siguri nëse mund të rinisin stërvitjet apo kampionati!”.
Praktikisht, asnjë siguri dhe garanci për datën 4 maj që është projektuar për rinisjen e stërvitjeve, por edhe as për faktin nëse do të mbyllet apo jo sezoni. “Të mërkurën do të kem takim me të gjitha palët, do të më prezantojnë një protokoll por nga ajo që shoh dhe dëgjoj sot nuk ka asgjë të sigurt për rifillimin”, tha për Tg2.







